• Arrin në 60 numri i viktimave nga të ftohtit në Evropë

Vala e ftohtë që ka përfshirë Evropën, vazhdon të shkaktoi vdekje të reja. Burimet informative raportuan se shtatë persona kanë humbur jetën në Ballkan, gjashtë në Poloni, po aq edhe në Rumani, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në Evropë në 60.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka paralajmëruar qytetarët që të mbrohen kundër temperaturave shumë të ulëta që kanë përfshirë Evropën dhe të mos dalin pa nevojë. Komiteti ka këshilluar qytetarët që të kenë ushqim, ujë dhe të bëjnë monitorimin e motit. I ftohti i acartë që ka përfshirë edhe Shqipërinë, prej një jave vazhdon të marrë jetë njerëzish. Viktima e radhës është regjistruar në qytetin e Korçës, ku sipas policisë së qytetin juglindor, trupi i pajetë i një 60 vjeçari është gjetur rreth orës 10:35 të 10 janarit 2017. Efektivët kanë gjetur ambientet e një zdrukthëtarie 60-vjeçarin Ilia Lifo, që dyshohet të ishte i punësuar si roje objekti. Portali "Telegraf" ka njoftuar se tre persona kanë vdekur nga të ftohtit në Maqedoni. Një person ka vdekur nga të ftohtit në Shkup, një në Strumicë dhe një në Pehçevë në lindje të vendit. Që prej 6 janarit Maqedoninë e ka përfshirë një klimë shumë e ftoftë, derisa temperatura më e ulët është shënuar të dielën – 28 gradë Celsius.

Jan 11, 2017 07:41 Europe/Tirane
Komente