• 150 milionë euro nga Soros janë harxhuar në Maqedoni për korrupsion

Orce Gjorgjievski, sot në një konferencë për shtyp tha se LSDM-ja dhe George Soros janë të njëjtë. Sipas tij, të dy palët punojnë për shkatërrimin e shtetit.

“Gati 150 milionë euro nga Sorosi në Maqedoni janë harxhuar për korrupsion të shoqërisë maqedonase. Projekti i tyre më i madh është revolucioni i paguar, për shkak të të cilit shteti ka pësuar dëm të madh, sulme fizike mbi policinë dhe sulme tjera, me qëllim që të shpëtohet krimineli Zoran Zaev”, tha mes tjerash Gjorgjievski. Ai përmendi se në Maqedoni ka edhe media të cilat punojnë për Sorosin dhe disa projekte tjera, që sipas tij Soros i aplikon në Maqedoni. Edhe Aleksandar Dashtevski deklaroi se George Soros, është gjenerator i krizës në Maqedoni. Sipas tij, ata të cilët punojnë për dëshirat e tij, janë “kuklla” të Sorosit. “Soros ka ndikim të madh në politikën botërore, siç është për momentin administrata e Barack Obamas dhe administrata e cila duhej të ishte e Hilari Clintonit. Kur u paraqitën bisedat në “Wikileaks” për Klinton, ishte e qartë se ai ka ndikim direkt në politikën e jashtme amerikane, tani ai e sulmon presidentin aktual amerikan dhe e quan diktator”, tha mes tjerash Dashtevski. Ai tha se Soros manipulon me shtete të dobëta dhe i rrënon financat e tyre, identitetin dhe traditën e tyre.

 

Jan 11, 2017 18:16 Europe/Tirane
Komente