Banka Botërore e klasifikoi Shqipërinë si një nga ekonomitë me nivelin më të lartë të investimeve të huaja në rajonin e Europës dhe Azisë Qëndrore.

Në raportin e sapopublikuar prespektivën globale, banka raporton se investimet e huaja direkte në Shqipëri arritën në vitin 2015 sa 9 për qind e prodhimit kombëtar, duke lënë mbrapa shumicën e ekonomive të tjera. Sipas Bankës, vetëm 3 vende kanë patur nivel më të lartë të investimeve të huaja direkte në kontinentin europian dhe Azinë Qëndrore. Ato janë Mali i Zi me 17 për qind e prodhimit Kombëtar, Turkmenistani me 12 për qind dhe Gjeorgjia me 10 për qind. Të gjitha ekonomitë e tjera kanë marrë më pak investime nga jashtë. Në dy vende fqinje të Maqedonisë investimet e huaja ishin sipas Bankës Botërore vetëm 3 për qind e Prodhimit Kombëtar, ndërsa në Bosnjë edhe më pak rreth 2 për qind. Veçanërisht në vitet e fundit ekonomia shqiptare ka përfituar nga investimet e mëdha, kryesisht në fushën e energjisë si gazsjellësi Transadriatik dhe Kaskada e Devollit. Sipas Bankës Botërore investimet private, kryesisht ato të huaja kanë qenë një nga burimet kryesore të rritjes ekonomike, e cila vitin e kaluar ishte 3.2 për qind, ndërkohë që për këtë pritet të forcohet me tej në 3.5 për qind. 

Jan 11, 2017 18:20 Europe/Tirane
Komente