• Zyrtarët e lartë sirianë vlerësojnë Iranin për luftën kundër terrorizmit

Disa zyrtarë të lartë sirianë falënderuan Republikën Islamike të Iranit për kontributin e saj ndaj rezistencës së popullit sirian dhe qeverisë siriane kundër terrorizmit.

Najdat Ismail Anzur, i cili përkohësisht mori kryesinë e parlamentit sirian, të mërkurën në mbrëmje foli mbi takimin në Damask me Husein Amir Abdulahian, asistentin special të kryetarit të  Parlamentit Islamik të Iranit  për çështjet ndërkombëtare dhe tha se Irani ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndihmën ndaj sirianëve dhe stabilitetin e vendit dhe sirianët nuk do t'i harrojnë veprimet e Iranit. Kreu i zyrës së shtypit të parlamentit sirian, Naji Obeid, duke vlerësuar mbështetjen e Iranit për qeverinë e Damaskut, tha:" Vizita e Amir Abdulahian në Siri bëhet në kuadër të koordinimit të pozicioneve të Teheranit dhe Damaskut, që përveç zgjidhjes politike të krizës në Siri duke respektuar pavarësinë dhe unitetin kombëtar të këtij vendi, armiqtë e Sirisë gjithashtu të mos kenë mundësi të arrijnë qëllime e tyre. Amir Abdulahian pas takimeve të tij gazetarëve u tha: "Falë stabilitetit të popullit, qeverisë siriane dhe ushtrisë siriane, terrorizmi ka mbaruar dhe Republika Islamike e Iranit deri në fund, me gjithë fuqinë e saj do t‘i qëndrojë pranë Sirisë ". Husein Amir Abdulahian, asistent special i kryetarit të parlamentit për çështjet ndërkombëtare të mërkurën në mbrëmje nga Libani shkoi për në Siri.

 

 

Tags

Aug 03, 2017 06:28 Europe/Tirane
Komente