• Vuçiç: Kemi përpara Himalajën!

Fill pas miratimit të strategjisë së BE-së për Ballkanin, Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn, ka vizituar Beogradin, ku e ka bërë edhe njëherë të qartë se Serbia do të duhet të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Kosovën, përpara se të antarësohet në familjen europiane.

Në konferencën e përbashkët me Presidentin Vuçiç, Hahn u shpreh se zgjidhja e çështjes së Kosovës do të jetë një lajm pozitiv për të gjithë rajonin. Hahn deklaroi se BE s’mundet dhe nuk do të pranojë vende me probleme bilaterale. Serbia duhet të arrijë dhe të miratojë në mënyrë të pakthyeshme një marrëveshje me Kosovën përpara se të bashkohet me unionin. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar në këtë proces, por edhe në zgjidhjen e çështjeve të kufirit me vendet e tjera fqinje. Zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk do të jetë mirë vetëm për Serbinë, por për të gjithë rajonin. Vështirësinë e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, Presidenti Vuçiç e krahasoi me ngjitjen e Himalajës. Vuçiç tha se 2025-a e cila u përmend si afat, nuk është një garanci sikurse është shpjeguar. Ajo duhet të shërbejë si një inkurajim i  rëndësishëm për qytetarët tanë. Ne duhet të përmbushin detyrimet në mënyrë që të antarësohemi brenda shtatë vitesh. Kemi përpara Himalajet. Disa prej lartësive që duhet të kalojmë janë ato të zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe Metohisë. Këtu flitet për një hapësirë të konsiderueshme territoriale. Gjithashtu, duhet të zgjidhim çështjet e kufirit me Kroacinë dhe Bosnjen. Si Hahn ashtu edhe Presidenti Vuçiç, e pranuan se pavarësisht një perspektive të qartë, ka ende shumë punë që Ballkani të integrohet plotësisht në familjen europiane.

 

Feb 08, 2018 20:12 Europe/Tirane
Komente