• Strategjia e re për Ballkanin i kushton shtrenjtë BE-së

“Strategjia e re për Ballkanin do t’i kushtojë shtrenjtë unionit”, shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, që i shoqëron pretendimet e saj me shifra konkrete.

“Komisioni, – thotë ajo, – propozon rritjen e ndihmave të anëtarësimit dhe të përfarimit me BE-në deri në vitin 2020”.E paqartë mbetet se për çfarë shumash bëhet fjalë. Deri më tani ishin planifikuar për Ballkanin Perëndimor 1.7 miliardë euro nga viti 2018 deri në 2020-n.“Por dokumenti strategjik tregon se 1.07 miliard janë në plan vetëm për vitin 2018, kështu që mbetet vetëm të rritet shuma e 600 milionë eurove të mbetura për vitin 2019 dhe 2020”, është arsyetimi i gazetës, e cila e sheh me sy kritik hedhjen e parave të bllokut në rajon. “Kaq shumë parà jepen në Ballkanin Perëndimor për forcimin e administratës, shtetit ligjor, ekonomisë së qëndrueshme dhe demokracisë e mirëqeverisjes. Por janë pikërisht këto fusha, – nënvizon gazeta, – ku Komisioni shikon deficitet më të mëdha, pavarësisht faktit që prej vitesh atje janë dërguar ndihma miliarda euroshe”. “Tageszeitung” kujton nga ana tjetër se lufta kundër korrupsionit nuk fitohet dhe se të rinj të shkolluar detyrohen ta lënë Ballkanin për të ndërtuar një jetë të re në Gjermani, Austri, apo vendet skandinave, ndërsa nuk pajtohet me idenë se Serbia duhet konsideruar faktor stabiliteti në rajon.

 

Tags

Feb 09, 2018 07:06 Europe/Tirane
Komente