Intervistë ekskluzive me znj. Dr. Zahra Kadkhoda Marazaxhi, studiuese dhe editore iraniane e veprës "Ëndërrime" në gjuhën persishte të Naim Frashërit

Unë jam aktive në fushën kulturore dhe rreth 15 vjet më parë së bashku me bashkëshortin tim kam shkuar në Shqipëri. Përgjatë atyre 15 viteve, atje kam jetuar rreth 6 vjet. Përpara se sa të flas rreth Naimit, nëse më lejoni dua të flas rreth Shqipërisë së 15 viteve më parë, vend që sapo ishte çliruar nga komunizmi dhe ishte futur në fazën e lirisë. Shqipëria ka njerëz shumë dashamirës. Unë kam shkuar në shumë vende dhe kam jetuar atje. Shqiptarët janë njerëz shumë të mirë dhe të dashur. Në kohën kur vendi u përball me trazira, mua më merrnin në telefon dhe më thonin: “ Mos u shqetësoni, për ju ka vend tek ne mund të vini tek ne”. Unë atje ndihesha shumë mirë. Kam jetuar 6 vjet edhe pse në atë kohë kishte lindur disa probleme të ujit, dritave dhe probleme të tjera, që në përgjithësi jetën e kishin bërë të vështirë, por për mua nuk ishte e vështirë. Unë jam kënaqur. Mirëpo lidhur me Naim Frashërin. Bashkëshorti im është një person kulturor dhe shkrimtar. Ai një ditë erdhi i gëzuar dhe tha: “ Unë në bibliotekën shqiptare kam gjetur një libër të Naim Frashërit të quajtur “ Ëndrrat”. A dëshiron ta shikosh?

Unë u përgjigja: Gëzohem shumë. Ai libër ishte i shkruar me shkrim dore. Më kujtohet se disa faqe të atij libri ishin shkëputur. Unë u mërzita shumë nga ajo që libri nuk ishe i plotë. Libri ishte i plotë por në fillim dhe në fund të dukej sikur diçka mungonte dhe ishte fotoja e Naimit. Unë atë libër e pashë dhe ashtu siç më këshilloi bashkëshorti im pashë se libri ishte shumë i bukur. Kur erdha në Iran, dhe nisa ta publikoj atë libër. Ato pjesë që ishin shkruar me gjuhën perse të vjetër, kam dhënë disa shpjegime sepse disa fjalë tani në persishten e sotme nuk përdoren. Ky libër është shkruar 133 vjet më parë dhe ajo çka për mua ishte tërheqëse është se Naimi në seminarin kushtuar atij sot dhe që për të kanë ardhur nga Shqipëria, kanë ardhur profesorë shumë të njohur dhe flasin për të. Unë gjysmë dite kam qëndruar këtu dhe kam dëgjuar fjalimet e tyre. Ajo çka më ka tërhequr tek Naimi është aspekti i ndjeshmërisë dhe shprehja e ndjenjës të Naimit i cili ka shkruar në gjuhën perse në kohën kur Iranin nuk e ka parë. Kjo është shumë tërheqëse. Për mua ishte mjaft tërheqëse pasi ai kishte një jetë plot luhatje dhe ishte internuar dhe ka qëndruar larg familjes së tij dhe në kohën kur përballej me probleme, ai ndjenjat e veta i shprehte në gjuhën perse. Një prej poezive të tij që tek unë ka ndikuar shumë është poezia ku ai flet për një vajzë që e donte shumë. Ai pas një kohë të gjatë internimi vjen për të parë vajzën. Kur vjen për të parë vajzën, sheh se vajza kishte vdekur. Ai shkon tek varri i vajzës dhe atje thur këtë poezi shumë të bukur dhe me ndjenja. Nëse më lejoni unë do ta them një poezi të tij që e ka shkruar për pranverën. Unë dua të recitoj vetëm një pjesë të vogël. Shkaku pse kam zgjedhur këtë poezi është se ndoshta nisja e të gjitha stinëve në botë është pranvera. Ndoshta në kalendarin gregorian, në kalendarin kinez dhe në kalendarët e tjerë është kështu. Mirëpo tek populli iranian kur nis viti i ri ne organizojmë festa, si festa e ndjenjave, festa e mbjelljes së pemëve, mundohemi të ndihmojmë njerëzit në nevojë dhe të jemi bashkë me ata në këtë festë. Pikërisht këtë e ka parashtruar edhe Naimi në këtë poezi.

PRANVERA

Moj pranverë që të ngjall me frymën tënde

Vashë e brishtë dhe fytyrëzergjëndë!

Jota është e natyrës pamja e dëlirë,

Jotja është e lulishtes era e mirë,

Ty mikeshë të çoi Zoti moj në tokë,

Për të varfërit të bëri mik për kokë.

Era jote ern’e mikes më sjell mua,

Dhe vetit’e saj të shpirtit ti m’i thua.

At’ i dhimsur për jetimët je pa fjalë,

Hiri yt, moj bir për nënën që s’ka djalë,

Dora jote rruzullim gjat’e gjerë

E ka bërë nuse, dritë, ngjyr’e erë.

Ngazëllim nga ti ka marrë Gjithësia

Ujërat, drurët, mizat, gjithë shpezëria.

Shpirt nga ti ka marrë toka e pajetë,

prandaj botën po e shoh si dua vetë.

Ti nga qiejët ke ardhur, moj pranverë,

Ta bësh botën një lulishte plot me erë,

Hir ke sjellë nga Selia ti e brishtë,

E ke bërë botën krejt trëndafilishtë.

Po si Qielli po qesh Toka e çelitur

Po shkon lumi mu në mes duke buçitur.

اdo mënjollë, bimë e dru veshur me fletë

Veç nga ti, moj, kanë marrë vlag e jetë.

Njeri kryet me kurorë prej floriri,

Tjetri prehrin plot me copa xhevahiri

Shkundërmon nga era bota anekënd

Plot me perle, lale, ar dhe me ergjënd,

Flladi, prozhmet, zogjtë, ujët ndër burime

Janë mbushur plot me tinguj, ligjërime.

Moj pranverë! Meqë ardhur ti na ke

Si kujtim të Perëndisë, moj te ne,

Hidh një sy mbi varrn’ e mikes… që zymbyli

Nga savani të shpërthej’ e trëndafili,

Një nargjiz nga sytë e dehur, të begatë,

Një zymbyle nga cullufeza e gjatë!

Kur të kthehesh tjetër herë – më dëgjo!

Po s’qeshë unë, sipër varrit më kalo!

Ndalu pak te dheu i varrit dhe atbotë

Posi vesë derdh mbi mua ti ca lotë!

Që të mbij’nga balta ime trëndafili,

Dhe nga eshtërat të dalë, moj zymbyli.

Unë shpresoj që ne të gjithë të jemi ai zymbyli që pas 133 vitesh u kthyem dhe jemi duke lexuar poezitë e bukura të Naimit.

Faleminderit

Faleminderit juve

Ju lutem.

Mar 06, 2018 14:23 Europe/Tirane
Komente