• Ja ekspertet qe do dëshmojnë për grupin terrorist MEK ne Bashkimin Evropian

Lajmi i rremë që grupi terrorist MEK ka përhapur me faqen e tij "Iran News Update" ku ai sulmon parlamentaren e Bashkimit Evropian Ana Gomes, lidhet me faktin se ditën e martë me 10 prill 2018, ne Parlamentin Evropian do organizohet një sesion informues mbi “Kërcënimin e grupit terrorist MEK ne Shqipëri”.

Ne këtë event do të prezantojnë: Vanna Vannuccini, gazetare e gazetës "La Repubblica" ne Itali, Nicola Pedde, drejtor i Institutit për Studime Globale ne Itali, Olsi Jazexhi, lektor ne Universitetin e Durrësit ne Shqipëri, Migena Balla, avokate e bazuar ne Tiranë, Anne Khodabandeh, drejtuese e organizatës "Open Minds" dhe konsulente në fushën e deradikalizmit në Britaninë e Madhe. Kjo ngjarje e ka irrituar jashtë mase grupin terrorist MEK. Ekspertët ne fjalë do të tregojnë problemet ligjore, lidhjet terroriste, kriminale, veprimtarinë anti-ligjore etj. që grupi terrorist MEK bënë në Shqipëri dhe në Evropë. Avokatja Balla do dëshmojë për klientët e deradikalizuar ish-anëtarë të grupit terrorist MEK që kërkojnë te braktisin grupin MEK por kërcënohen me vdekje nëse bëjnë diçka të këtillë. Dr. Jazexhi do tregojë se si shteti shqiptar praktikon standarde të dyfishta ne lidhje me ekstremistët shqiptarë dhe grupin terrorist MEK duke shkelur kështu Kodin Penal dhe ligjet e Shqipërisë. Nicola Pedde dhe Vanna Vannuccini do flasin për rrezikun qe terrorizmi i grupit terrorist MEK mund ti sjell Evropës. Ndërsa Anne Khodabandeh, do ti shpjegoje parlamentarëve evropianë metodat sesi grupi terrorist MEK rekruton njerëz për aktet e tij terroriste. Anne është një ish-pjesëtare e MEK e deradikalizuar e cila tregon sekretet e grupit terrorist MEK. Ajo është në qendër te sulmit te tyre. Grupi terrorist MEK e akuzon Anne Khodabandeh si agjente iraniane. Anne Khodabandeh e ka sfiduar grupin terrorist MEK për debat publik nëse ajo është agjente, apo nëse grupi MEK është terrorist, por krerët e MEK nuk pranojnë debatin pasi kjo organizatë nuk beson ne lirinë e fjalës dhe në demokraci.

Anne Khodabandeh dhe burri i saj Massoud Khodabandeh kanë qenë anëtarë të lartë të organizatës terroriste MEK. Por pas deradikalizimit, ata janë dedikuar ne shpëtimin e pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi që Marjam Rajavi bënë shpëlarjen e trurit të tyre dhe indoktrinon ata me idetë terroriste në organizatën e saj terroriste. Me poshtë është një video ku Anne Khodabandeh shpjegon historinë e terrorizmit dhe indoktrinimit të organizatës terroriste MEK:

Organizatoret e eventit në Bashkimin Evropian kanë ftuar anëtare te shumte te mediave dhe ekspertë që të marrin pjese ne eventin ne fjalë. Përfaqësuesit e tyre për Shqipërinë ne BE do te marrin pjesë gjithashtu ne këtë event.

Edhe Marjam Rajavi, kryetarja e Organizatës Muxhahedine Khaëk (MEK) është e lirë te vijë dhe të debatojë me ekspertët dhe të tregojë nëse organizata e saj ka qëllime terroriste, apo është paqedashëse dhe demokratike sikur që pretendojnë propaganduesit e saj.

Debati për grupin terrorist MEK ne Parlamentin Evropian pritet te jetë i nxehtë. Gazetarët shqiptarë do te jenë te mirëpritur në ketë event dhe të bëjnë një debat te vërtetë dhe demokratik brenda mureve të BE-se për të kuptuar lojën e madhe terroriste qe Shqipëria po strehon pjesëtarët e grupit terrorist MEK në vendin e saj. Ne ketë event do te tregohet edhe fushata me Fake News që po bënë grupi terrorist MEK në Shqipëri duke destabilizuar mediat dhe publikun, kur publikojnë lajme të rreme për sulme terroriste kundër tyre.

Gazeta Impakt

Tags

Apr 07, 2018 22:49 Europe/Tirane
Komente