• Del emri i gjyqtarit të Kushtetueses që do të dalë para KPK-së

Më 7 maj do të jetë seanca dëgjimore për gjyqtarin Fatmir Hoxha në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese do të dalë para trupës gjykuese në orën 11:00 të së hënës së javës së ardhshme. Trupa gjykuese do të përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, Alma Faskaj. Ndërkohë që procesi i vettingut ka nisur të japë rezultatet e para prej disa javësh, më shumë se gjysma e gjyqtarëve të larguar tashmë nga sistemi, kanë vendosur të dorëhiqen nga detyra para se ti nënshtrohen kontrollit.  Nga nëntë gjyqtarë që nuk janë më pjesë e sistemit të drejtësisë, shtatë kanë dhënë dorëheqjen me qëllim që të mos i nënshtrohen vettingut. Nga radhët e prokurorëve deri tani numërohen vetëm dy të larguar, njëri me shkarkim nga KPK dhe tjetri me dorëheqje për shkak të daljes në pension.

Tags

Maj 02, 2018 12:39 Europe/Tirane
Komente