• Çfarë thotë raporti i dytë mbi policët që vdiqën në Lepenc?

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, ka konfirmuar se kanë pranuar raportin e autopsisë, i cili ka sqaruar detajet e vdekjes së dy policëve, Malsor Dashi e Armend Trena.

“Kemi marrë raportet e obduksionit për të dy policët, Armend Trenën dhe Malsor Dashin. Sipas raportit del se dy policët kanë vdekur para se të bien në lumin Lepenc”, tha kryeprokurori i Ferizajt për mediat e Kosovës. Sipas Shukri Jasharit, raporti i ekspertizës së komunikacionit tregon se policët janë vetaksidentuar. Dy policët e Kosovës, Malsor Dashi e Armend Trena humbën jetën kur me veturën zyrtare ranë në ujërat e lumit Lepenc në mbrëmjen e 28 prillit. Trupat e tyre u gjetën disa ditë më vonë në ujërat e lumit Lepenc pas kërkimeve nga ekipet e Policisë, FSK-së, Zjarrfikësve e qytetarëve vullnetarë.

 

Maj 15, 2018 19:21 Europe/Tirane
Komente