• Mësohet kush janë të arrestuarit për tentim vrasjen e djeshme në Prishtinë

Naser Sekiraqa dhe Fatlum Abazi, janë dy të arrestuarit nga Policia e Kosovës pas një incidenti që ka ndodhur në orët e pasditës së djeshme në Prishtinë, ku për pasojë mbeten të plagosur dy persona.

Njeri nga të arrestuarit është vëllai i Enver Sekiraqës kurse tjetri nip i tij.Kështu kanë bërë të ditur për “Gazeta Blic” burime të mirinformuara brenda Policisë së Kosovës.

Sipas këtij burimi, në arrati është edhe personi i tretë i përfshirë në këtë incident, J.A., po ashtu i afërm me Sekiraqën.

i fundit siç merr vesh “Gazeta Blic” ka shtënë me kallash në drejtim të dy personave Z.J., 30 vjeç dhe N.U., 44 vjeç dersa ishin në lëvizje me veturën e tyre në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë.

“Dy të arrestuarit dhe personi i tretë që ndodhet në arrati janë të njohur për policinë dhe për të kaluarën e tyre kriminale”, potencuan burimet e njëjta brenda PK-së.

Ndërkohë, edhe zyrtarisht PK ka njoftuar se personat e arrestuar lidhur me këtë incident dyshohen për “vrasje të rëndë në tentativë”.Mësohet kush janë të arrestuarit për tentim vrasjen e djeshme në Prishtinë

Jun 13, 2018 13:05 Europe/Tirane
Komente