• Serbia në Izrael përmend pjesëtarët e ISIS-it nga Kosova

“Ballkani Perëndimor është hapësirë e rëndësishme për rekrutimin e anëtarëve të ISIS-it që luftojnë në Irak e Siri”, ka thënë të mërkurën në Izrael sekretarja shtetërore në MPB të Serbisë Dijana Herkaloviq, dhe njëkohësisht ka shtuar se Beogradi bën përpjekje të mëdha në luftën kundër terrorizmit.

Ajo ka thënë se më së shumti luftëtarë në ato vende shkojnë nga Bosnjë e Hercegovina dhe nga Kosova. Sipas saj, sfida më madhe për Serbinë është situata e ndërlikuar e sigurisë në Kosovë ndërsa ka pretenduar se në Kosovë ka shumë ekstremistë të lidhur me ISIS-in dhe me organizata të tjera terroriste.

 

Tags

Jun 14, 2018 07:23 Europe/Tirane
Komente