•  Erdogan selam Cristiano Ronaldos!

“Goditja e lirë është e padiskutueshme. Kjo nuk mund të arrihet nga çdo kush dhe gjithashtu performanca, karakteri, besimi dhe veçanërisht karakteri në çështjen e Palestinës janë shumë të rëndësishme”. 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka lavdëruar performancën e futbollistit portugez Cristiano Ronaldo në ndeshjen përballë Spanjës duke shtuar se e rëndësishme gjithashtu edhe qëndrimi i futbollistit për çështjen e Palestinës.

Erdoğan u është përgjigjur pyetjeve të të rinjve pjesëmarrës në programin “Takimi Rinor dhe Teknologjik” të zhvilluar në Industrinë e Hapësirës Ajrore Turke (TUSAŞ).

I pyetur për favoritin në Kupën e Botës dhe krahasimin mes futbollistit argjentinas Lionel Messi dhe Ronaldos, presidenti Erdoğan tha: “Unë në fillim kam thënë për Gjermaninë, por ajo humbi në ndeshjen e parë dhe gjërat u vështirësuan pak. Të gjitha ekipet e forta po humbasin. Gjermania humbi, po ashtu u vërejt edhe situata me Brazilin, ndërsa Meksika e çuditshme. Nuk e di nëse edhe pas kësaj do të vazhojë kështu”.

Ndër të tjera Erdoğan ka vënë theksin tek 3 golat e shënuar nga Ronaldo në ndeshjen Portugali-Spanjë, të cilat luajtën baraz. “Goditja e lirë është e padiskutueshme. Kjo nuk mund të arrihet nga çdo kush dhe gjithashtu performanca, karakteri, besimi dhe veçanërisht karakteri në çështjen e Palestinës janë shumë të rëndësishme. Për këtë e duartrokas”, tha ai.

Jun 19, 2018 11:59 Europe/Tirane
Komente