• Marrëdhëniet e zbuluara dhe të fshehura midis zyrtarëve të lartë amerikanë dhe sektit Monafekin

Sipas Parstoday, ueb faqja amerikane, Mint Press, shqyrtoi shantazhin e grupit terrorist Monafekin kundër popullit dhe qeverisë iraniane. Në këtë raport thuhet: Masud Raxhavi është udhëheqës i grupit Moxhahedin-e Khalr (Monafekin). Një grup që është është vendosur qendër të koalicionit anit-iranian për ndryshimin e regjimit në Iran. H

istoria e këtij grupi filloi nga një grup islamist anti-imperialist me prirje komuniste që sulmonte oficerët amerikanë dhe në vazhdim i shërben çdokujt që është kundërshtar i Iranit, qoftë Sadami, qoftë Izraeli, qoftë Amerika. Ky grup ka një marrëdhënie dhe ndikim të fortë publik në kryeqytetet perëndimore, ku shoqata amerikane RAND e identifikon këtë grup si "të aftë në shqetësimin e opinionit publik" dhe ka një ndjenjë të fortë të sektarizmit sentimental. Ky grupi ishte një nga grupet e para që u rendit në listën e grupeve terroriste nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, por u tërhoq nga lista, falë armiqësisë së ashpër me Republikën Islamike dhe ryshfetit masiv ndaj politikanëve amerikanë. Lista e politikanëve dhe aktorëve të përfshirë në këtë grup në Shtetet e Bashkuara përfshin një varg grupesh politike nga e djathta ekstreme në të majtën e mesme. Shtëpia e Bardhë sot është e mbushur me njerëz të lidhur me grupin e Raxhaviut. Këtu duhet përfshirë edhe John Bolton, këshilltarin amerikan të sigurisë kombëtare, i cili ka një armiqësi të hapur me Iranin. Një nga asistentët e politikës së jashtme në Kongres, i cili ka marrë pjesë në festën e Nevruzit të organizuar nga grupi Monafekin, për revistën Foreign Policy, ka thënë: " Bolton është shumë i prirur ndaj këtij grupi ... ata do të gjejnë një farë mënyre në Shtëpinë e Bardhë. Grupi Moxhahedin dikur në Iran kishte pozitën e vetë, por në vazhdim u aqmriësua me revolucionarët dhe filloi vrasjen e popullit dhe zyrtarëve iranianë. Grupi iku në Irak dhe hyri në veprim në luftën kundër Iranit, me ndihmën financiare dhe ushtarake të Sadamit. Dhjetëra mijëra anëtarë të këtij grupi terrorist [pas luftës me Iranin] mbetën nën mbrojtjen e Sadamit dhe, edhe më vonë, në vitin 1991, ata bashkëpunuan me regjimin Ba'ath për vrasjen e shiitëve dhe kurdëve në Irak. Pas rënies së Sadamit në vitin 2003, Shtetet e Bashkuara morën nën mbrojtje 3,800 pjesëtarë të këtij grupi në kampin Ashraf. Sipas Institutit RAND, anëtarët e grupit të cilët pretendonin se kishin barazi gjinore mes burrave dhe grave, kur ishin në garnizonin e Ashrafit, kishte rreshta në dyshemenë e sallës, të cilat konsideroheshin si disincentivë midis burrave dhe grave. Pasi u dëbua nga Iraku në vitin 2013, shumë prej tyre u transferuan në Shqipëri, i vetmi vend që i pranoi ata. Ndërsa shumica e anëtarëve të grupit Moxhahedin-e Khalk ishin në Irak për tre dekada, disa njerëz kryesorë, përfshirë Marjam Raxhavi, u vendosën në Paris, Uashington dhe në kryeqytete të tjera perëndimore. Gjatë gjithë këtyre viteve, grupi po lobonte me qeveritë perëndimore për të siguruar përkrahje nga agjencitë e inteligjencës amerikane dhe izraelite, në përputhje me politikat e tyre armiqësore ndaj Iranit dhe madje edhe veprime ushtarake kundër vendit. Thellësia e ndikimit në Shtetet e Bashkuara në Uashington, grupi ka qenë në gjendje të komunikojë me politikanët me influencë amerikane. Edhe Washington Times, i cili është i lidhur me ekstremin e djathtë, i referohet një raporti të veçantë të grupit të ashtuquajtur "Forcat e Lirisë për Iranin". Në këtë raport, njerëz si Nancy Pelosi (udhëheqëse demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA), bin Faisal (ish-kreu i aparatit të inteligjencës saudite) dhe John McCain (kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit) i dhanë haraç këtij grupi terrorist.

Ueb sajti Mint Press trajton më tej disa nga veprimet e zyrtarëve të lartë amerikanë në mbështetje të këtij grupi terrorist:

- Në vitin 2000, ish-senatori republikan John Schaakraft, i cili më vonë u bë Prokuror i Përgjithshëm në administratën e Bushit, favorizoi Mahnaz Samadi një nga komandantët ushtarakë të grupit Monafekin, të cilët nuk ishin në gjendje të fshehin të dhënat e tyre terroriste duke hyrë në Shtetet e Bashkuara dhe u arrestuan nga Zyra e Imigracionit, ai vazhdoi të vepronte dhe i referohej atij si "aktivist i respektuar për të drejtat e njeriut" dhe "zë i shquar i demokracisë"!

- Tom Ridge, ish guvernatori i Pensilvanisë dhe Sekretari i parë i SHBA për Sigurinë Kombëtare, Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (!) e quajti si "Lëvizja më autentike, më e vlefshme dhe më efektive demokratike që ka një program specifik për kthimin e demokracisë në Iran"  që drejtohet nga Raxhavi.

- Përfaqësuesja e Majamit, Eliana Rose Lehtinen, dikur udhëheqëse e Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së përfaqësuesve, ishte ndër më të rëndësishmet në hartimin e ligjeve që bënin thirrje për ndryshime të regjimit në Kubë, Iran, Siri dhe Venezuelë. Ajo madje bëri thirrje për vrasjen e Fidel Kastros, udhëheqësit të ndjerë të Kubës, në vitin 2006. Në vitin 2003 ajo mbrojti grupin Monafekin si "një mik i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit të bashkuar në vend".

  • Dick Aremi, ish udhëheqës i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve dhe anëtarët e besuar i Bushit, ishte avokatë i palodhur i MEK-ut. Ai gjithashtu përfaqësoi Saed Ghajemi, iranian me banim në Shtetet e Bashkuara, duke i paguar atij para për të paguar për shërbimet që Aremi kishte bërë për të ngritur çështjen e Iranit në Dhomën e Përfaqësuesve, Departamentin e Shtetit, Departamentin e Mbrojtjes, Shtëpinë e Bardhë, Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në Departamentin e Thesarit.

Edhe në rrethin e Donald Trump, ka njerëz që janë të lidhur me grupin Monafekin:

Ish kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Rudi Giuliani dhe këshilltari ligjor aktual i Trump, është një nga mbështetësit kryesorë të grupit Monafekin, i cili, së bashku me zyrtarët nga të dy anët e Shteteve të Bashkuara, menjëherë pas përurimit të Trump në një letër ai bëri thirrje për dialog me grupin Monafekin. U zbulua më vonë se ai mori ryshfet në këmbim për të mbrojtur largimin e emrit të grupit Monafekin nga lista e grupeve terroriste në Departamentin e Shtetit. Pothuajse çdo vit, ai është i ftuar në konferencën e grupit terrorist Monafekin me bazë në Paris dhe flet vazhdimisht në televizion kundër Iranit.

Nut Gingrich është një tjetër këshilltar i Trump dhe një figurë e lartë në Partinë Republikane, i cili gjithashtu mban presidencën e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara. Ai protestoi ndaj ish presidentit të SHBA Barak Obama, për përkulje para mbretit saudit, ndërsa vetë përkulet para Marjam Raxhavi.

Ellen Chao, sekretare e Departamentit të Transportit të SHBA dhe bashkëshortja e Mich McCain, udhëheqës i shumicës në Senat, gjithashtu ka ligjëruar dy herë për  50,000 $ dhe 17,500 $ në Shoqatën kulturore Amerikane dhe Këshillin Kombëtar të Rezistencës. Ajo po ashtu ishte e ftuar speciale nga Marjam Raxhavi edhe në kongresin e grupit Monafekin, ku po merrte pjesë edhe Rudy Guiliani.

 

Tags

Jul 03, 2018 15:08 Europe/Tirane
Komente