• Gjuriq kërcënon: Serbët e arrestuar të lirohen deri në mbrëmje, në të kundërtën s’ka dialog

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që deri në mbrëmje t’i lirojnë pesë serbët e arrestuar në rajonin e Gjilanit.

Gjuriq ka thënë se nëse këta persona nuk lirohen deri në mbrëmje atëherë nuk do të ketë dialog për një kohë shumë të gjatë. Sipas tij, pesë serbët e arrestuar janë të pafajshëm dhe ata vetëm e kanë shprehur publikisht se janë kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës. Ndryshe, sot Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Gjilan, ku ka arrestuar pesë serbë për prishje të rendit kushtetues. Është raportuar se pesë serbët janë arrestuar saktësisht për presion ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së për braktisje të detyrës.

 

Tags

Jul 10, 2018 21:01 Europe/Tirane
Komente