• Prindërit e Somayeh: Vajza jonë mbahet peng nga MEK

Një ditë pas akuzave të muxhahedines iraniane rezidente në Shqipëri, Somayeh Mohammadi, për babain e saj, ka ardhur dhe reagimi i babait. Mostafa Mohammadi i ka dërguar një letër ministrit Fatmir Xhafaj ku kërkon ndihmë për lirinë e vajzës.

Një ditë pasi në media u shpërnda email-i i muxhahedines rezidente në Tiranë, Somayeh Mohammadi, drejtuar ministrit Xhafaj, ku akuzohej babai i saj, Mostafa Mohammadi, se ka ardhur në Shqipëri për të kryer akte kundër misionit Iranian, ka ardhur edhe reagimi i babait të saj. Në redaksinë e Shqiptarja.com ka mbërritur një letër që babai i vajzës, iraniani Mostafa Mohammadi i ka dërguar ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Mostafa thotë se është shtetas kanadez dhe se organizata që ndodhet në Tiranë MEK, mban peng vajzën 38-vjeçare. Akuzat sipas babait, nuk janë bërë nga vajza por nga MEK. Mostafa rendit disa nga faktet që sipas tij tregojnë se letra që u publikua dje në media nuk është shkruar nga vajza e tyre.

Në letrën e vajzës, Somayeh thuhej se babai i saj Mostafa është agjent i ministrisë së Brendshme iraniane, dhe se e ka përdorur për të fituar para.

Letra e babait të vajzës:

Letёr Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, z. Fatmir Xhafaj për lirinë e Somayeh Mohammadit

I nderuar z. Ministër,

Ne prindёrit  e Somayeh Mohammadi, shtetas kanadez jemi shumё tё indinjuar dhe tё fyer nga trajtimi qё po i bёhet cёshtjes sё vajzёs sonё nga mediat, nga organet kompetente shqiptare si dhe organizata e ndodhur nё Shqipёri MEK qё mban peng vajzёn tonё. Letra që ata u kanë dërguar ju në datë 8 korrik 2018 është një letër shpifëse dhe kriminale.

Ne kemi ardhur nё Shqipёri, duke gëzuar privilegjet tona si shtetas kanadez me qёllimin e vetёm tё takojmё vajzёn tonё e cila mbahet peng organizata MEK që prej vitit 1997. Ne nuk kemi asnjё qёllim politik dhe as nuk na intereson politika, duam thjesht tё takojmё vajzёn tonё.

Por kjo kёrkesё nuk na mundёsohet nga organizata MEK qё mban peng vajzёn tonё qё kur ajo ishte 17 vjec, pra minorene, qё kur ata nёpёrmjet mashtrimit na e morёn nga Kanadaja duke na thёnё se do tё shkonte nё Irak vetёm pёr 2 javё, na treguan dhe biletёn me dy drejtime vajtje ardhje, nuk na morёn asnjё pёlqim me shkrim, asnjё prokurё asgjё tё shkruar nuk u kemi dhёnё, por i besuam nga që në atë kohë ne besonim se MEK ishte organizatë demokratike. Pasi vajza jonё nuk po kthehej dhe kjo organizatё na mashtronte me arsye tё ndryshme moskthimi, u detyruam tё kёrkojmё ndihmё nga autoritetet kanadeze tё cilёt falё ndёrhyrjes sё tyre na shpёtuan djalin Mohamed Mohammadi i cili ishte shtetas kanadez dhe jeton me ne i lumtur në Richmond Hill pranë Torontos.

Ne emigruam nё Kanada si azilantё politik në 1994, u larguam nga Irani nё fillim nё drejtim tё Turqisё e mё pas nё Kanada. Ishim tё gjithё familja sё bashku. U bёmё rezidentё kanadez tё gjithё dhe morёm pasaportat kandeze sipas ligjit kanadez të azilit, pёrvec vajzës sonë Somayeh e cila pasi kishte fituar rezidencën u mbajt peng nga organizata qё kur ishte minorene në 1997.

Pёrpjekjet tona pёr ta shpёtuar vajzёn nga kjo organizatё nuk kanё reshtur, ashtu sic nuk kanё reshtur edhe akuzat pa prova tё kёsaj organizate ndaj nesh, sulmet e ndryshme deri fizike – nё Paris nё vitin 2015 dhe 2016 tё dokumentuara, dhe sёrish ne nuk heqim dorё nga qёllimi pёr ta shpёtuar vajzёn tonё nga ky grup radikal dhe i dhunshëm, sepse jemi prindёr. Sepse ёshtё legjitime tё duash tё kesh vajzёn pranё. Ta shohёsh qё ёshtё mirё,  qё ёshtё e lirё, që martohet, që gëzon jetën e saj në liri dhe demokraci dhe nuk ёshtё nёn presionin e askujt.

Nga dёshmimtarё tё ndryshёm qё kanё arritur ta lёnё kёtё organizatё kemi mёsuar qё ndaj saj ushtrohet presion, kёrcёnime pёr ti vrarё familjen, kёrcёnime pёr ta burgosur brenda grupit dhe torturuar fizikisht sic ёshtё bёrё edhe me anёtarё tё tjerё nё kushte tё njёjta qё kanё dashur tё largohen nga kjo organizatё ekstremiste. Kemi mёsuar qё kampi i kёsaj organizatё ruhet nga kompani sigurimi me roje tё armatosura dhe cdokush qё do tё dalё pa leje dhe arratiset, drejtuesit e grupit u thonë që do goditen nga rojet. Për këto arsye vajza jonё nuk ka asnjё mundёsi tё dalё nga ky kamp nё Shqipёri dhe nuk gëzon liritë që një person i lirë gëzon.

Zoti Ministër Xhafa, dhe të tjerë të interesuar,

Ne nuk besojmё qё letra qё ju ёshtё drejtuar juve ёshtё letra e vajzёs sonё pёr disa arsye:

1.       Letra mban datёn 8 korrik 2018, ne kemi mbёrritur nё datё 5 korrik 2018 nё Tiranё, kёshtu qё nga e mёsoi vajza jonё qё ne ishim kёtu kur ne ende nuk kishim takuar njeri?

2.       Vajza jonё thotё qё ёshtё larguar me vullnet tё lirё ndёrkohё qё ajo ka qenё minorene kur ёshtё larguar dhe ne kemi prova sesi kjo organizatё na gёnjente pёr kthimin e saj. Nёse ёshtё kёshtu pse kur jemi takuar me tё nё Irak 2003 na thoshte mё shpёtoni nga kёtu por kujdes se mё vrasin? Pse ajo na shkruante letёr me shkrimin e saj nëpёrmjet marinsave amerikane ku na kёrkonte ta shpёtonim?

3.       Ajo thotё se ka shkruar njё libёr ku na akuzon se jemi agjentё iranianё, madje mediave shqiptare u thotё po ju dёrgojmё vizat e tyre (tё ne prindёrve tё saj)  tё marra nga Irani. Si ka mundёsi vajza jonё ka akses nё kёto lloj dokumentesh qё janё zyrtare dhe personale? Apo ёshtё organizata qё e ka shkruajtur letrёn dhe vetёm kjo organizatё bashkёpunёtore e regjimeve dhe agjenturave tё ndryshme mund ti sigurojё kёto tё dhёna. Gjithsesi kjo nuk pёrbёn fakt pёr tё na akuzuar asgjё politikisht pasi ne nuk kryejmё asnjё veprimtari politike qё ka lidhje me Iranin pёrndryshe do tё kishim humbur tё drejtёn e azilit politik nё Kanada, apo do ishim dënuar nga autoritetet kanadeze.

4.       Nёse ёshtё e vёrtetё qё vajza do tё qёndrojё nё kёtё organizatё si mund ta besojmë kёtё gjë, kur nuk ka psikolog nё botё qё tё konfirmojё njё vullnet tё tillё si normal apo si zhvillim mendor normal pёr njё person qё ka mbi 20 vjet pa u takuar me familjen e saj. Cfarё i ka bёrё MEK vajzёs sonё? Si ka arritur ti zhdukё ndjenjat e mallit e dashurisё pёr familjen e saj?  Akuzat në letrën e Sumejes i ngjajnë akuzave që ju në Shqipëri regjimi enverist bënte kundër armiqve të klasës të cilët akuzoheshin si agjentë dhe fëmijët detyroheshin të mallkonin dhe mohonin prindërit e tyre.

5.       Unё mund tju provoj me foto para dhe pas anёtarёsimit tё saj nё MEK sesa e fortё ka qenё lidhja midis meje si baba por edhe anёtarёve tё tjerё tё familjes me Sumejen. Ndaj nuk mundemi asesi tё pranojmё dhe tё besojmё se kёto janё mendime tё vёrteta tё vajzёs sonё. Vajza jonë që mbahet në izolim, që trembet me gogolët e Iranit, që trushpëlahet me idetë e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, është viktimë e një sekti shumë të rrezikshëm.

6.       Ne besojmë dhe kemi dëshmimtarë nga ish-muxhahedinë që kanë lënë organizatën ekstremiste dhe jetojnë në Tiranë, se vajza jonë jeton në kushte torture dhe trajtimi çnjerëzor nga xhihadistët e MEK-ut. Prandaj kërkojmë nga që të garantoni sipas ligjit, kushtetutës dhe konventave ndërkombëtare; lirinë e lëvizjes së vajzes sonë; ndalimin e torturës dhe trajtimit ç’njerëzot nga një organizatë e huaj brenda terroritorit shqiptar, pasi që ky është obligim ligjor i Ministrisë tuaj, si dhe ju zhvesh ju nga akuzat për mbështetje të akteve çnjerëzore që kjo organizatë kryen brenda territorit shqiptar, në shkelje të të gjitha konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të nënshkruar nga shteti juaj.

Zoti Ministёr, ne kërkojmë ndihmën tuaj dhe u pyesim:

Cila ёshtё arsyeja qё ne nuk mundemi ta takojmё vajzёn tonё? A nuk ёshtё kjo privim nga liria e lёvizjes? Pse autoritetet shqiptare nuk pengojnё qё tё shkelen tё drejtat e njeriut nga njё organizatё e huaj brenda territorit shqiptar? Pse ne si prindёr shtetas kanadez trajtohemi si kriminelё dhe favorizohet kjo organizatё  nё takime nё nivel drejtorёsh nё ministrinё tuaj ndёrsa ne privohemi nga kjo e drejtё? Si mundet pengmarrёsi tё ketё mё shumё tё drejta se 2 prindёr? Si mund të toleroni ju një organizatë xhihadiste të akuzojë për agjentë dy prindër të moshuar, shtetas perëndimorë që duan të takojnë gjakun e tyre?

Ne nuk kemi kryer asnjё aktivitet politik brenda territorit tuaj dhe nuk ka asnjё arsye tё shpifet kundёr nesh duke na dёmtuar e frikёsuar qё ne tё largohemi nga vendi juaj pa takuar vajzёn tonё?

Ju lutemi, mundёsoni takimin me vajzёn tonё jashtё territorit tё pengmarrёsve xhihadistë! Na mundёsoni tё ushtrojmё tё drejtёn tonё legjitime tё prindёrimit e garantuar nga cdo lloj ligji kombёtar e ndёrkombёtar.

Me nderime

Mostafa Mohammedi dhe Robabe Hamza

Qytetarë kanadezë, prindër të Somayeh Mohammadit/Shqiptarja.com /

 

 

 

 

Jul 24, 2018 07:58 Europe/Tirane
Komente