• Shqipëri: Përsëritet sulmi i MEK ndaj Mustafa Muhamedi 

Në vitin 2015 në kohën kur po mbaheshin bisedimet bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1, Mustafa Muhamedi së bashku me vajzën dhe bashkëshorten e tij ndodheshin në Francë për të kërkuar lirimin e vajzës nga kampi Liberty në Irak.

Në përpjekje për të liruar vajzën e vet nga kthetrat e grupit terrorist MEK, Mustafa Muhamedi dhe vajza e tij janë goditur brutalisht nga pjesëtarët e organizatës terroriste MEK. Vajza e tij Hurie, vetë Mustafai dhe makina e tyre janë goditur brutalisht nga pjesëtarët e MEK-ut në Francë. Kësaj here sulmi ndaj familjes Muhamedi u krye pikërisht në Tiranë. Më 28 korrik, Mustafa Muhamedi së bashku me bashkëshorten e tij dhe me avokaten Migena Balla janë sulmuar fizikisht nga vandalë të grupit terrorist MEK. Mustafa Muhamedi është shtruar në spital ndërsa policia ka marrë në pyetje pjesëtarët e MEK-ut por që shumë shpejt me urdhër të CIA-s amerikane janë liruar. Çfarë është ai ligj xhungle që lejon nënën dhe babain se bashku me avokaten e tyre të sulmohen në këtë formë dhe nga ana tjetër organizata e CIA-s të marrë në mbrojtje agresorët që konfirmon fjalët e Mike Pompeo që ka thënë: Jam në pritje të takohen me iranianët amerikane. Po ti je në pritje që të zhvatësh Iranin dhe jo të mbështetës popullin iranian. Ju jeni ata që i keni mallkuar gjumin kombit të madh iranian, sepse kjo është politika e qeverisë tuaj që këtë revolucion ia keni imponuar kombit iranian dhe tani pse nuk dëgjoni zërin e kësaj nëne dhe babai iranian dhe pse nuk influenconi në kultin terrorist që ata njerëz që duan t’i kthehen jetës dhe të shpëtojnë nga dora e shtypësit, të largohen nga ky kult. Qeveria juaj në Amerikë dhe ato të vendeve evropiane nuk interesohen për gjendjen e popullit iranian por vetëm për interesat e tyre dhe me fjalë të tilla si demokracia mundohen të krijojnë kushte për të ushtruar presione mbi vendet e botës së tretë. Ju vini re se përveç Iranit janë të shumtë ato vende që kanë nevojë për ndihmë, si nga aspekti ekonomik ashtu edhe nga ai politik. Por çfarë është ajo që e ka bërë këtë zotëri të mendojë për popullin iranian, kjo krijon dilemë të madhe. Tani një baba për të shpëtuar vajzën e tij ndodhet në spital. Kjo është ajo që shkaktoi kulti Raxhavi. Nga ana tjetër CIA amerikane i ka dhënë urdhër policisë shqiptare që sa më shpejt të lirojë pa pyetur personat përgjegjës për rrahjen e Mustafa Muhamedi. Kjo është liria e fjalës e pretenduar nga Amerika?

Më poshtë disa pamje nga sulmi në Francë dhe sulmi në Shqipëri kundër Mustafa Muhamedi

 

 

Tags

Aug 06, 2018 12:22 Europe/Tirane
Komente