• Lëvizja për mbledhjen e firmave kundër grupit terrorist MEK

Sekretari i përgjithshëm i fondacionit Habilian ( Fondacion i familjeve të martirëve të vrarë nga MEK) ka thënë: Ne duam të mbledhim firma nga familjarët e martirëve të terrorit të MEK që janë mbi 12 mijë martirë dhe nga qytetarët iranianë, me qëllim që Organet Ndërkombëtare të dënojnë grupin terrorist MEK.

Sejed Muhamed Xhavad Hashemi’nezhad djali I martirit Hoxhatul’islam Sejed Abdul’karim Hashemi’nezhad, me rastin e ditës së të drejtave islame të njeriut, në një intervistë për radiotelevizionin shtetëror të Iranit, njoftoi nisjen e lëvizjes për mbledhjen e firmave nga shtetasit iraniane për të dënuar krerët e grupit terrorist MEK dhe tha: Vendi unë është viktima më e madhe e terrorizmit në botë. Në këtë vend janë kryer 17 mijë akte terrorist prej të cilëve 12 mijë persona janë vrarë nga terroret e kryera nga grupi terrorist MEK. Për këtë arsye ne po përpiqemi të mbledhim firma nga familjarët e personave të vrarë dhe nga qytetarët iranianë me qëllim që peticioni t’u dërgohet organeve ndërkombëtare për të dënuar ata kriminelë që lirshëm lëvizin dhe kryejnë aktivitete në vendet e tjera. Me këtë peticion dhe me dënimin e tyre, bota do ta kuptojë se çfarë krimesh kanë kryer terroristët në vendin tonë. Sejed Muhamed Xhavad Hashemi’nezhad është vlerësuar për përpjekjet e tij për të dënuar krimet e terroristëve në Iran.

Tags

Aug 08, 2018 10:54 Europe/Tirane
Komente