• Skandal në Shqipëri: MEK-u ushtron dhunë, ministria e brendshme i shërben me informacione

Në kohën kur organizata terroriste MEK tashmë e stabilizuar mjaft mirë dhe me influencë të madhe në Shqipëri, dhunon gazetarët si Lindsey Hilsum, Arron Merat dhe babain e vajzës së marrë peng nga MEK, Mustafa Muhamedi, ky grup terrorist bën çfarë të dojë pa i dhënë përgjigje askujt dhe pa u ndëshkuar aspak nga autoritetet shqiptare.

Për të garantuar nevojat për ujë, grupi terrorist MEK  në kulmin e sezonit turistik, merr ujin e një ndër plazheve më të frekuentuara të Durrësit, Gjirit të Lalzit, i cili nuk furnizohet me ujë të pijshëm. Gazetari Andi Bejtja, i cili në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, shkruan se shkak për këtë mungesë uji është një tub i veçantë që është futur në rrjet dhe me përparësi uji i kalon kampit të muxhahedinëve.

Mirëpo skandali më i madh është infiltrimi i MEK në sistemin e sigurisë së Shqipërisë. Këtë e pohon vetë zëdhënësi i MEK që në intervistë për shqiptaria.com zbulon faktin se ky grup terrorist ka bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme pasi në brenda pak sekonda ka marrë informacione mbi vizitorët e kampit të MEK-ut. Në intervistën e zëdhënësit të MEK thuhet: “ Kemi mësuar se një tjetër gazetar nga Mbretëria e Bashkuar, Arron Merat, po bën një artikull për The Guardian. A është e vërtetë se njerëzit tuaj i kanë bërë foto pasaportës së tij dhe përkthyesit të tij shqiptar, si dhe keni mbledhur të dhëna se në emër të kujt është makina me të cilën ata kanë ardhur në kampin tuaj? Pse e keni bërë këtë?

Kompleksi rezidencial i MEK është një shënjestër terrorizmi për regjimin iranian dhe bazuar në raportin e departamentit amerikan të shtetit, marsin e shkuar ata kishin ndërmend të kryenin një sulm terrorist kundër mbledhjes sonë! Dy persona që ishin prezantuar si reporterë u arrestuan dhe u përjashtuan nga vendi. Si pasojë, ashtu si kudo tjetër, rojat e sigurisë së kompleksit, që janë shqiptarë, në mënyrë që t’i mbrojnë banorët, bazuar në standartet e tyre, duhet të kenë informacion mbi identifikimin e të gjithë njerëzve që vijnë në kompleks dhe nëse dikush refuzon të shpallë identitetin e tij të vërtetë, atëherë kjo do të ishte një gjë e dyshimtë.

Report TV dhe Shqiptarja.com kontaktuan me Arron Merat, i cili e konfirmoi atë çfarë kishte ndodhur jashtë kampit. “Unë shkova tek dera e kampit dhe bisedova me përfaqësuesit e MEK. Ata më thanë të largohesha, paçka se ishim duke qëndruar në rrugë publike. Kjo m’u duk e çuditshme. Nuk më kërcënuan dhe nuk tentuan të na dhunonin”, deklaroi ai. I pyetur se si mundën muxhahedinët në një kohë fare të shkurtër të gjenin pronësinë e makinës, me të cilën udhëtonin, tha: “Besoj se ata janë të lidhur ngushtësisht me Ministrinë e Brendshme në Shqipëri”!

 

Tags

Aug 22, 2018 11:28 Europe/Tirane
Komente