• Nasrullah: ISIS është shkatërruar pas unitetit të artë mes ushtrisë, kombit dhe rezistencës

Sekretari i përgjithshëm i rezistencës islamike libaneze Hezbullah, me rastin e çlirimit të qytetit Hermal nga prania e terroristëve takfiristë ka thënë: fitorja ndaj grupit terrorist ISIS dhe çlirimi i këtij qyteti në lindje të Libanit, është fryt i unitetit të artë mes ushtrisë, kombit dhe rezistencës.

Sejed Hasan Nasrullah, në një video konferencë të tij, për pjesëmarrësit në përvjetorin e çlirimit të qytetit Hermal nga prania e terroristëve takfiristë ka thënë: Forcat e rezistencës menjëherë janë futur në luftë me grupet terroriste dhe takfiriste dhe pas unitetit të ushtrisë, kombit dhe rezistencës, qyteti u çlirua. Lideri i Hezbullahut të Libanit gjithashtu ka thënë se ushtria e regjimit sionist ka modernizuar dhe shtuar mundësitë e tij ushtarake mirëpo edhe kjo nuk ka arritur ta shpëtojë këtë regjimin nga disfata. Sejed Hasan Nasrullah ndër të tjera tha: Në kohën kur forcat e ISIS u rrethuan në Siri, helikopterët amerikanë u erdhën në ndihmë atyre dhe për këtë deklaratat e amerikanëve për gjoja rolin e tyre në shkatërrimin e ISIS nuk është gjë tjetër veçse një gënjeshtër pasi ata mundohen të ruajnë dhe mbrojnë jetën e këtij grupi terrorist.

Tags

Aug 27, 2018 07:26 Europe/Tirane
Komente