Në përleshjen ndërmjet policisë dhe luftëtarëve të demobilizuar në Sarajevë janë lënduar katër pjesëtarë të forcave speciale, ndërsa dy persona janë lënduar, njoftoi policia nga kantoni i Sarajevës.

Sipas informacioneve jo zyrtare, janë lënduar dhjetë pjesëmarrës në protesta. 

Protesta u mbajt para Parlamentit të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, pasi sot ka skaduar afati drejtuar qeverisë boshnjake për mbajtjen e një seance urgjente të të dyja dhomave të parlamentit mbi ligjin për luftëtarët e demobilizuar dhe anëtarëve të familjeve të tyre.

Ligji është miratuar në të dyja dhomat e Parlamentit federal, por me tekste të ndryshme. /kp/Telegrafi/

Sep 05, 2018 22:18 Europe/Tirane
Komente