Kanali anglez Channel4 në një pjesë të dokumentarit për aktivitet dhe përpjekjet e grupit terrorist MEK për të goditur Republikën Islamike të Iranit, thotë se anëtarët e grupit Mek për shkak të ligjeve të rrepta brenda këtij grupi janë duke u zhdukur.

Sipas agjencisë IRNA të lajmeve, Lindsey Hilsum gazetare e kanalit televiziv Channel4, ka vizituar Shqipërinë për të hetuar mbi aktivitetet e grupit terrorist MEK. Ajo është munduar të japë një raport mbi kampin e grupit MEK në Shqipëri. Në raport thuhet se kampi i MEK ndodhet në një zonë fshati në rrethinat e qytetit Manzë që më  herët përdorej për mbajtjen e emigrantëve dhe azilantëve. Në këtë kamp aktualisht gjenden rreth 2 mijë e 500 pjesëtarë të MEK dhe ruhet nga forcat e sigurisë së qeverisë shqiptare. Një pikë e rëndësishme e këtij dokumentare është momenti kur gazetarja e Channel4 shkon për të raportuar mbi kampin e MEK dhe përballet me sjelljen e ashpër të autoriteteve shqiptare. Ajo edhe pasi ka treguar kartën e identitetit të gazetares, nuk është lejuar të futet në kampin e MEK dhe është akuzuar për spiunazh. Gazetarja e Channel4 me habi pyet: Këtu është Shqipëri dhe për këtë është e vështirë të kuptosh arsyen se përse nuk mund t’i afrohesh kampit. Gazetarja Hilsum thotë se përveç anëtarëve të MEK, njerëzit e tjerë nuk mund t’i afrohen kampit për disa metra. Raporti i Channel4 në fund thekson se objektivi i Mek është goditja e Republikës Islamike të Iranit dhe shton se ata duke paguar ryshfete për të afërmit e Donald Trump, presidentit të Amerikës, hartojnë politikat anti-iraniane të Shtëpisë së Bardhë. Raporti transmeton një pjesë të fjalimit të John Bolton, këshilltar i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, në takimin e vitit të kaluar të MEK dhe thotë: Politika e Shtëpisë së Bardhë duhet të jetë “ ndryshimi i shtetit në Iran”. Raporti në vazhdim thotë se ky grup terrorist është një kult i ashtuquajtur fetar që kryen shpëlarje truri për prirje selefiste. Grupi terrorist MEK arreston ata anëtarë të cilët shkelin ligjet. Në një pjesë tjetër të raportit, rikujtohet lufta mes Iranit dhe Irakut dhe thekson se pjesëtarët e MEK kanë luftuar kundër Iranit përkrah ushtrisë së regjimit Bath të Irakut. Në këtë mënyrë siç thotë edhe kanali Channel4 i Anglisë, iranianët anëtarët e këtij grupi i konsiderojnë tradhtarë. Raporti paraqet mënyrën se si grupi terrorist Mek përdor hapësirën virtuale dhe rrjetet sociale kundër Iranit dhe përpiqet të tregojë se populli iranian është përkrahës i kryetares së këtij grupi dhe është ngritur në protesta për atë. Një person me emrin e falsifikuar Hasan i cili më herët ka qenë aktiv në grupin terrorist Mek në një intervistë për kanalin Channel4 ka thënë se ai kishte përgjegjësi të krijonte llogari false dhe të përhapte mesazhe në mbështetje të grupit terrorist MEK. Ai thotë: Qëllimi ynë ishte që të tregonim se populli iranian mbështet kryetaren e grupit d.m.th. Marjam Raxhavi. Në fund raporti thekson se grupit terrorist MEK përpara se sa të jetë kërcënues dhe rrezik për Iranin, është rrezik për vetveten. Sic thotë kanali Channel4 pjesëtarët e Mek janë persona të moshuar dhe brezi i ri nuk ekziston.

 

Tags

Sep 10, 2018 11:03 Europe/Tirane
Komente