• Berisha thirrje vëllazërore partive në Kosovë: Bashkohuni! Jo Republikë Srpska

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje të gjitha partive politike të Kosovës që të bashkohen, të ulën dhe të votojnë një dokument për dialogun me Serbinë.

Gjatë një takimi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli,  Berisha tha se askush nuk ka të drejtë ligjore që të hapë diskutimet për çështjen e kufijve.

Sali Berisha: Integriteti territorial i Kosovës nuk mund të jetë në asnjë rrethanë çështje diskutime. Askush nuk ka të drejtë ligjore ndërkombëtare dhe  të hapë diskutim për çështjen e kufijve të Kosovës, integritetit territorial.

Denoncoj me forcën më të madhe përpjekjet e Beogradit për të krijua të ngjashme me Republika Srpska në Kosovë dhe kjo është një mekanizëm i nisur i Beogradit për destabilizim dhe për të realizuar atë që nuk mund ta bëjnë me territore, tani me mekanizma të tjera Serbinë e Madhe.

Thirrja ime më vëllazërore për të gjitha partitë politike në Kosovë është të ulen së bashku në shembullin më të mirë të Vjenës që zgjidhën një sërë problemesh të votojnë në parlament dokumentin, kornizën e këtij diskutimi dhe të krijojnë delegacionin e përbashkët, por votimi në parlament Kosova meriton sakrificat e saj që kanë bërë të gjitha partitë politike. Meritojnë të votojnë së bashku një kuadër ligjor që mos kundërshtohet nga askush më dhe mos ketë debate. Dënoj publikisht qëndrimin e Vuçiç, i cili erdhi me dy flamuj, flamurin e Serbisë së Madhe të Milloshevicit dhe erdhi me flamurin e doktrinës së Vaso Çubrillovicit, i cili në çdo takim fliste vetëm për demografi dhe pyeste sa shqiptarë janë, sikur janë alienë shqiptarët dhe jo banorë mijëra vjeçarë në trojet e tyre. Edhe një herë i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar, të studiojë vizitën e tij për të kuptuar se kush është ky qaraman, që qahet në çdo vend, bën viktimën ndërkohë që është një Millosheviç i dytë plus Çubrilloviç. 

Të njëjtën thirrje bëri edhe kreu i Kuvendit Kadri Veseli, duke theksuar se duhet të bashkohemi pozitë dhe opozitë.

Kadri Veseli: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, askush nuk mund ta ndajë Kosovën dhe askush nuk mund të ndërtojë Republika Srpska në Kosovë, nëse ne populli i Kosovës, partitë politikë jemi bashkë pozitë dhe opozitë, ky është mesazhi që ta përçojmë. Kemi partnerë, kemi miq, kemi SHBA, BE, kemi botën e lirë demokratike, kemi të drejtën tonë dhe nuk do të zbrapsemi. Kemi nevojë për unitet. Falënderoj presidentin Berisha për ketë mesazh. Tia dërgojmë opozitës, që të jemi bashkë. Kemi qenë bashkë edhe në momente më të rënda, të jemi bashkë edhe tani. 

Sep 12, 2018 11:29 Europe/Tirane
Komente