• Serbia rivendos regjimin e vizave për shtetasit iranianë

Qeveria e Serbisë për shkak të keqpërdorimeve nga heqja e vizave për shtetasit iranianë, ka anuluar këtë vendim dhe ka rivendosur regjimin e vizave për iranianët.

Ministri i brendshëm i Serbisë ka deklaruar se regjimi i vizave u rikthehet iranianëve për shkak të keqpërdorimit të heqjes së vizave për shtetasit iranianë. Lajmi është publikuar nga gazeta zyrtare e Serbisë. Ministri i brendshëm i Serbisë ka thënë: Serbia u kërkon shtetasve iranianë që edhe një herë të marrin vizë për tu futur në Serbi. Marrëveshja për heqjen e vizave mes Iranit dhe Serbisë u nënshkrua në vitin 2017 dhe në atë kohë u hap linja direket ajrore Teheran-Beograd. Përpjekjet e shumta të shtetasve iranianë për të shkuar në vendet e tjera duke shfrytëzuar futjen e tyre pa viza në Serbi, është bërë shkak për anulimin e akordit për heqjen e vizave. Më herët komisariati i BE për çështjet e emigracionit në vendet e Ballkanit perëndimor, ka paralajmëruar Serbinë mbi pasojat e mos kontrollimit të emigracionit.

Tags

Oct 11, 2018 10:44 Europe/Tirane
Komente