• Komploti i grupit terrorist MEK dhe propaganda e tij anti-iraniane

Arrestimi i diplomatit iranian në Belgjikë nën akuzën false se ka projektuar një sulm kundër takimit të grupit terrorist MEK në periferi të Parisit, është bërë shkak për nisjen e një propagande të re kundër Iranit.

3 muaj më parë në periferi të Parisit, grupi terrorist MEK organizoi një takim të pasuksesshëm për vetë këtë grup dhe mbështetësit e tij. Në atë kohë u thur një skenar i ri kundër Iranit. Rezultati i këtij skenari përfundoi me arrestimin e një diplomati iranian në Gjermani dhe dorëzimin e tij në Belgjikë nga autoritetet e Gjermanisë dhe pas pretendimeve të Francës për bllokimin e kapitaleve të ministrisë së informacionit të Iranit lidhur me këtë çështje. Ky skenar në fillim u zbatua njëkohësisht me vizitën e presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Hasan Ruhani në Zvicër dhe në Austri, me qëllim që të ndikojë në marrëdhëniet midis Iranit dhe vendeve evropiane. Vizita e presidentit të Republikës Islamike të Iranit në dy vendet evropiane, u bë pasi Amerika u tërhoq nga marrëveshja bërthamore dhe nisi propagandën dhe përpjekjet e saj të gjera për izolimin  e Iranit duke parashtruar akuza boshe dhe të pavërteta. Në atë kohë Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë: Irani haptazi dënon dhunën dhe terrorizmit në çdo cep të botës dhe është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha palët për të zbuluar komplotet djallëzore dhe të veprimeve të atyre që kanë ndryshuar flamurin ( duke ju referuar grupit terrorist MEK). Për të gjithë është e qartë se MEK është një grup terrorist dhe anti-revolucionar që përpiqet të shkatërrojë dhe dëmtojë marrëdhëniet e jashtme të Iranit me vendet e tjera sidomos me vendet evropiane. Megjithatë pozicionimi i qartë dhe i hapur i irani mbi dhunën dhe terrorizmin, nuk lë asnjë pikë dyshimi mbi sjelljen e këtij grupi terrorist. Në këtë mes vendet evropiane duhet të keni dhe të mbajnë politika të qarta dhe të përgjigjen për lëvizjen e lirë të terroristëve të MEK në vendet evropiane dhe strehimin e anëtarëve të këtij grupi terrorist në Francë. Takimi vjetor i grupit terrorist MEK dhe fjalimet e pjesëtarëve të këtij grupi dhe të të ftuarve të marrë me qera, si dhe pjesëmarrja e disa figurave të njohura si Rudy Giuliani avokat i presidentit amerikan Donald Trump, tregojnë konfirmimin e tyre për terroristët që kanë marrë jetën e mbi 17 mijë qytetarëve iranianë. Daniel Siror, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në universitetin Xhon Hopkins, lidhur me takimin e sivjetshëm të  grupit terrorist MEK thotë: Cdo kush që e njeh këtë grup, e di shumë mirë se është një grup terrorist dhe se ai nuk duhet mbështetur. Në të tilla kushte përpjekjet për të tjetërsuar realitetin dhe për të lëshuar akuza të pabaza, nuk janë në interes të marrëdhënieve të Iranit me vendet evropiane. Për këtë nga autoritetet dhe funksionarët evropianë pritet të tregohen më të vëmendshëm dhe inteligjentë me qëllim që ata të mos bien në kurthin e komploteve. Sa i përket kësaj Behram Kasemi, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Republikës Islamike të Iranit, ka njoftuar thirrjen e ambasadorit të Gjermanisë në ministrinë e jashtme të Iranit dhe ka thënë: Ambasadorit gjerman i është përcjellë protesta mbi arrestimin e diplomatit iranian në Berlin dhe është theksuar se kjo çështja është sajuar nga armiqtë që duan shkatërrimin e marrëdhënieve të Iranit me Evropën dhe që me padyshim është thurur dhe programuar nga vetë grupi terrorist MEK me bazë në Francë. Me mbështetjen e qarqeve izraelite dhe amerikane ndaj grupit terrorist MEK, po bëhen përpjekje për të denigruar figurën e Iranit nëpërmjet skenarëve të sajuara, me qëllim që marrëdhëniet e Iranit me vendet evropiane të ndikohen nga këto skenarë. Për këtë është e nevojshme që evropianët të marrin masa të logjikshme për neutralizimin e të tilla skenarëve.

Tags

Oct 11, 2018 10:44 Europe/Tirane
Komente