Dec 09, 2018 18:31 Europe/Tirane
  • Vuçiq në panik: Kosova po përgatit tri masa të reja

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se Kosova është e gatshme të aplikojë masa të reja ndaj Serbisë, duke thënë se bëhet fjalë për tri masa të vështira që mund të ndërmerren, por pa treguar se për çfarë bëhet fjalë.

I pyetur nga gazetarët nëse ka vlerësime se çfarë veprimesh të tjera mund të ndërmerr Prishtina, pas aplikimit të taksës 100 për qind, Vuçiq tha se “bëhet fjalë për tri veprime të cilat do të mund të përpiqen t’i ndërmarrin dhe nuk  dihet se cila është më e keqe se tjetra për ne”. “Por, unë nuk mendoj se ndonjë prej këtyre gjërave është e mirë në periudhë afatgjatë për të [Haradinajn). Ai është që i shikon gjërat në afat të shkurtër, sikurse edhe disa nga kundërshtarët tanë politikë. Shumë në afat të shkurtër i shikojnë gjërat”, tha Vuçiq. Siç raporton Tanjugu serb, Vuçiq deklaroi se shtoi se shteti do të marrë vendime lidhur me masat e reja të Kosovës vetëm kur atëherë kur të ndërmerren nga pala kosovare. “Mendoj se është e rëndësishme që ne të tregojmë rezistencë dhe kundërshtim të qëndrueshëm dhe të fortë, por gjithmonë të qetë, ndaj masave të tilla. Por do të shohim se çfarë do të ndërmarrin dhe në përputhje me atë do të marrim vendime”, tha Vuçiq. Sipas tij, Kosova  po i shkakton më së shumti shqetësim, frikë dhe ankth, sepse, thotë se “çmenduria” e Prishtinës është e pafund, dhe askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk po e ndalë këtë “çmenduri”. “Fajtore është bashkësia ndërkombëtare që nuk e ka ndaluar taksën prej 10 për qind. Tani dikush po fiton popullaritet, që  tashmë është një shkallë e masave të pakuptimta dhe përdoret për qëllime të brendshme. Kjo më shqetëson”, tha presidenti serb.

 

Komente