Jan 16, 2019 19:38 Europe/Tirane
  • Putin sqaron qëndrimin rus rreth Kosovës

Në bisedimet në Beograd të enjten, presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai serb, Aleksandar Vuçiq do të diskutojnë edhe rreth çështjes së Kosovës, u ka thënë gazetarëve këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov.

“Çështja e Kosovës do të diskutohet. Situata rreth Kosovës është përkeqësuar pas një sërë provokimesh nga shqiptarët e Kosovës. Kjo është futja e detyrimeve doganore prej 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.Ligjet e miratuara nga parlamenti i Kosovës në dhjetor për transformimin e forcave të sigurisë të Kosovës në një ushtri të plotë të Kosovës, çfarë është një shkelje e vrazhdë e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB”, citohet të ketë thënë Ushakov, shkruan Agjencia Ruse e Lajmeve TASS. Sipas Ushakov, në bisedime Rusia po planifikon të përvijojë qëndrimin e saj mbi këtë çështje. “(Qëndrimi) është i qartë dhe i qëndrueshëm dhe i bazuar në kornizat ndërkombëtare dhe ligjore, duke përfshirë ato të përvijuara në Rezolutën 1244. Ne me siguri do të mbështesim një vendim të kënaqshëm reciprokisht të pranueshëm, i cili do të arrihet nga Beogradi dhe Prishtina, por ne besojmë se çdo zgjidhje duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe duhet të përmbushet me të vërtetë”, ka thënë tutje Ushakov.

 

Tags

Komente