• Ministri i jashtëm i RII arrin në Ankara

Ministri i punëve të jashtme të RII z. Mohamed Xhevad Zarif ka arritur në Ankara i cili pritet që gjatë ditës të zhvilloje takime dhe konsulta me zyrtarë të lartë turq.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, kjo është vizita e parë e një zyrtari iranian që zhvillon në Turqi pas grusht shtetit të dështuar më 15 korrik. Irani ishte vendi i parë që dënoi tentativën për rrëzimin e qeverisë turke përmes grusht shtetit. Ministri i punëve të jashtme të RII z. Mohamed Xhevad Zarif  sot fillimisht do të takohet me homolo0gun e tij turk Mevlut Caushoglu dhe më pas do të ketë një takim me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Në këtë vizitë që është vizita e parë e një zyrtari të lartë iranian në Turqi pas grushtit të shtetit të dështuar, dyja palët do të diskutojnë në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare.

 

Tags

Aug 12, 2016 17:16 Europe/Tirane
Komente