• Zarif dhe Erdogan të vendosur për luftimin e terrorizmit

Ministri i punëve të jashtme të RII z. Mohamed Xhevad Zarif dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kanë zhvilluar sot një takim tejet të rëndësishëm në Ankara.

Shefi i diplomacisë së RII po ashtu para takimit me presidentin e Turqisë u takua me homologun e tij turk Mevlut Çavushogllu, me të cilin edhe mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me  z. Çavushogllu, ministri i jashtëm iranian tha se Teherani dhe Ankaraja kanë një qëllim të përbashkët dhe ai është përmirësimi i bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, pavarësisht dallimeve të tyre në disa çështje. "Të dy vendet kanë një mendim dhe qëllim të përbashkët që së bashku të luftojnë terrorizmin, ekstremizmin dhe sektarizmin dhe pavarësisht ekzistimit të disa pikëpamjeve të ndryshme mbi disa çështje, ne kemi një qëndrim të përbashkët mbi mbrojtjen e integritetit territorial të Sirisë" dhe për të luftuar kundër ISIS dhe Fronti Fat’h” , tha z. Zarif. Nga ana e tij, ministri i jashtëm turk tha se Irani dhe Turqia kanë rënë dakord mbi shumë çështje, "sidomos në lidhje me integritetin territorial të Sirisë".

 

Tags

Aug 12, 2016 19:31 Europe/Tirane
Komente