• Irani: Vrasja e arabëve në rajon dhe dobësimi i Haxhit, shkak i mbështetjes së njëanshme të Arabisë Saudite

Zëdhënësi i MPJI ( Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit) duke reaguar ndaj deklaratës anti-iraniane të Këshillit të Ministrave të Ligës Arabe, ka thënë

se në rast se ky këshill është i sinqertë në pretendimet e tij për bashkëjetesë paqësore mes vendeve të rajonit, duhet të ketë vullnet për më shumë integrim dhe bashkëjetesë në rajon dhe me anë të një rezolute t'i kërkojë Arabisë Saudite që të heqë dorë nga vrasja dhe shtypja e popujve të Sirisë, Irakut, Jemenit dhe Bahrejnit dhe të heqë dorë nga mbështetja për grupet terroriste të formuar prej vetë saj. Zëdhënësi i MPJI nga Liga Arabe kërkoi që të  heqë dorë nga mbështetja jo konstruktive e saj për Arabinë Saudite. Këshilli i Ministrave të Ligës Arabe në përfundim të takimit të ditës së enjte në Egjipt, në reagim ndaj mesazhit të liderit suprem të revolucionit islamik dhe kritikave të tij drejtuar funksionarëve sauditë për menaxhimin dhe administrimin e Haxhit dhe të Shtëpisë së Zotit, ka pretenduar se këto qëndrime nuk përputhen me realitetin e veprimeve të Arabisë Saudite për Islamin, myslimanët dhe ceremoninë e Haxhit. Ky këshill ka mbështetur administrimin aktual të Haxhit në një kohë kur për shkak të këtij menaxhimi dhe administrimi, mijëra vizitorë të Shtëpisë së Zotit nga vende të ndryshme islame kanë humbur jetën e tyre. Edhe pse autoritetet saudite pretendojnë se nuk kanë rol në ngjarjen e Minasë, mirëpo veprimtaria e tyre dhe e aparateve përgjegjës saudit pas ngjarjes së Minasë nuk është aspak për tu mbrojtur dhe është një formë krimi. Në kohën kur ndodhi tragjedia e Minasë, autoritet saudite nuk bënë asgjë dhe vetëm sa qëndruan spektatorë të skenës kur haxhinjtë po jepnin jetën. Ofendimi i trupave të të vdekurve dhe mos kushtimi i rëndësisë për jetën e njerëzve në kushtet e motit të nxehtë dhe etjes së madhe, është njollë turpi për shërbëtorët e islamit dhe të Shtëpisë së Zotit. Kritikimi i regjimi Al Saud për mënyrën se si ka administruar Haxhin, është e drejta më e vogël e familjarëve të viktimave të Minasë dhe e funksionarëve të vendeve islame me qëllim që realiteti  i kësaj ngjarjeje të zbulohet dhe qeveria sauditë të japë përgjigje. Insistimi i funksionarëve të lartë të RII për qartësimin e përmasave të ngjarjes së Minasë, është për arsye se ka kaluar një vit nga kjo ngjarje dhe autoritetet saudite nuk pranojnë të kërkojnë falje dhe të paktën nuk shprehin keqardhjen për vrasjen e mijëra vizitorëve të Shtëpisë së Zotit gjatë kohës kur ata po kryenin detyrën dhe obligimin e tyre fetar.

Sep 10, 2016 18:18 Europe/Tirane
Komente