• Sjelljet e regjimit Al Saud, arrogancë xhahile

Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se arroganca xhahile ka mbuluar sjelljet, qëndrimet dhe politikat e sundimtarëve të Arabisë Saudite.

Admiral Ali Shamkhani tha se paaftësia dhe indiferenca në ofrimin e ndihmës mjekësore për të plagosurit në tragjedinë e Minas u bë shkak për rritjen e madhe të numrit të viktimave dhe kjo është një njollë turpi që kurrë nuk do të fshihet nga duart e sundimtarëve sauditë. Duke theksuar se qeveria saudite nuk respektoi as normat më elementare morale dhe humane ndaj të afërmve të viktimave të tragjedisë në Mina, z. Shamkhani shtoi se RII do të ndjekë në instancat më të larta të drejtësisë ndërkombëtare të drejtat e nëpërkëmbura të familjeve të viktimave të tragjedisë në Mina. Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit theksoi:'' Mësimet e shërbimit agjenturor izraelit Mosad për të lënë në hije çështjen palestineze në botën islame dhe humbja e logjikës nga dështimi i agresionit kundër Jemenit mund të jenë arsyet e neglizhencës dhe paaftësisë së theksuar të pushtetarëve sauditë në organizimin e ceremonisë së Haxhit.'' Duke theksuar se takfiristët janë ushtarë sauditë dhe sauditët janë zbatues të politikave rajonale të sionistëve, Admiral Shamkhani shtoi:'' Përsëritja e akuzave dhe mashtrimeve kundër Iranit nga ana e sauditëve është një tjetër veprim i shëmtuar në kuadër të shërbimit të zellshëm të regjimit Al Saud ndaj padronëve të tij perëndimorë.''

 

Tags

Sep 10, 2016 19:37 Europe/Tirane
Komente