• Përfundon manovra e forcave ajrore të ushtrisë së Iranit

Manovra e gjashtë e forcave ajrore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit përfundoi në provincën e Esfahanit pasi realizoi të gjitha objektivat e saj.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Masud Ruzkhosh, zëdhënësi i manovrës së forcave ajrore të ushtrisë së Iranit, të mërkurën deklaroi se kjo manovër e forcave ajrore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit pasi ka përfunduar të gjitha fazat operative dhe pas vlerësimit të saj nga ekspertët përkatës dhe pasi ka realizuar të gjitha objektivat e caktuara në dimensione të ndryshme, ka përfunduar në provincën e Esfahanit dhe të gjithë bombarduesit janë kthyer në bazën kryesore. Manovra e gjashtë e forcave ajrore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ka filluar ditën e hënë në provincën e Esfahanit nga baza ushtarake Shahid Babai. Në këtë manovër treditore janë inkuadruar lloje të ndryshme të avionëve luftarakë dhe të bombarduesve të forcave ajrore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit.

Tags

Oct 20, 2016 14:17 Europe/Tirane
Komente