• Mblidhet në Teheran komiteti politik Iran-Siri

Drejtori politik i Ministrisë së Jashtme të Sirisë mbërriti sot në Teheran ku do të marrë pjesë në takimin e komitetit të përbashkët politik Iran-Siri.

Fejsal Mekdad, drejtor politik i Ministrisë së Jashtme të Sirisë, përvec pjesëmarrjes në takimin e komitetit të përbashkët politik Iran-Siri, do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm të RII z. Muhamed Xhevad Zarif me të cilin do të diskutojë mbi zhvillimet më të fundit në Siri dhe mbi përpjekjet për zgjidhjen politike të krizës siriane. Republika Islamike e Iranit thekson se kriza në Siri nuk ka zgjidhje ushtarake dhe kërkon që kjo krizë të zgjidhet me anë të dialogut dhe konsensusit mes palëve siriane pa ndërhyrjen e fuqive të huaja.  

 

Tags

Nov 06, 2016 18:43 Europe/Tirane
Komente