• Ministri i mbrojtjes së Kinës arrin në Teheran

Ministri i mbrojtjes së Kinës në krye të një delegacioni, me ftesë zyrtare të ministrit të mbrojtjes së Iranit, arriti për një vizitë zyrtare në Teheran.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Chang Wankuan, ministri i mbrojtjes së Kinës, gjatë kësaj vizite për takimit dhe bisedimeve që do të zhvillojë me gjeneral Husejn Dehkan, ministrin e mbrojtjes së Iranit, do takohet dhe bisedojë edhe me funksionarët e tjerë politikë dhe ushtarak të Republikës Islamike të Iranit. Gjatë këtyre takimeve të dy palët do të diskutojnë rreth çështjeve bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare. Republika Islamike e Iranit dhe Kina si dy vende të pavarura kanë qëndrime të përbashkëta në lidhje me shumë çështje si në luftën kundër terrorizmit dhe bashkëpunimet mes këtyre dy vendeve janë të gjera në fushën ekonomike.

Tags

Nov 13, 2016 12:31 Europe/Tirane
Komente