• Ruhani: Stabiliteti i Rajonit, bazë për bashkëpunimin e Iranit dhe Turqisë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se stabiliteti i Lindjes së Mesme, sidomos stabiliteti në Irak dhe Siri duhet të jetë bazë e marrëdhënieve të Iranit dhe Turqisë.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të shtunën në takim me Mevlyt Çaushoglu, ministrin e jashtëm të Turqisë, ka theksuar se në kushtet e ndjeshme aktuale të rajonit, bashkëpunimi i Iranit dhe i Turqisë është në interes të stabilitetit dhe paqes në rajon dhe mund ushtrojë ndikim pozitiv në zgjidhjen e çështjeve. Irani dhe Turqia kanë mendim të njëjtë në lidhje me parimet e rëndësishme rajonale, prandaj ruajtja e integritetit territorial dhe unitetit të popullit të Irakut dhe të Sirisë, formimi i qeverive në këto vende duke u bazuar në demokraci dhe në votën e qytetarëve, parandalimi i vrasjeve dhe shkatërrimit të infrastrukturës, si dhe dërgimi i ndihmave për personat e shpërngulur duke ndihmuar kthimin e tyre në vendbanimet e veta, janë veprimet më të rëndësishme që duhet të kryhen për zgjidhjen e krizave në rajon. 

Nga ana e tij, Mevlyt Çaushoglu, ministri i jashtëm i Turqisë, në këtë takim shprehu ngushëllime për vizitorët iranianë që humbën jetën nga shpërthimi terrorist në Irak dhe deklaroi: Roli i Iranit në ruajtjen e paqes dhe në luftën kundër terrorizmit në rajon është konstruktiv dhe shumë i çmuar. Ruajtja e tërësisë territoriale dhe uniteti i popullit të Irakut dhe Sirisë është në favor të Iranit dhe Turqisë si dhe në favor të stabilitetit të Lindjes së Mesme.

Tags

Nov 26, 2016 15:23 Europe/Tirane
Komente