• Përfundon faza e parë e manovrës së përbashkët “Mbrojtësit e qiellit të Vilajetit-7”

Në fazën e parë të manovrës së përbashkët të forcave të ushtrisë së RII dhe të Gardës Revolucionare të Iranit janë realizuar operacionet e zbulimit dhe identifikimit ajror.

Zëdhënësi i manovrës “Mbrojtësit e qiellit të Vilajetit-7” gjeneral Abas Faraxh Puralemdari deklaroi se në fazën e parë të kësaj manovre lloje të ndryshme të sistemeve raketore, të radarëve, të artilerisë së rëndë, të përgjimit elektronik dhe të komunikacionit janë dislokuar në pozicionet e paracaktuara. Ai shtoi se përdorimi i sistemeve të informimit ajror dhe i sistemeve të reja të luftës elektronike për mbrojtjen e kufijve ajrorë dhe detarë të Iranit është një nga qëllimet kryesore të kësaj manovre që filloi të hënën në rajonet jugore dhe jug-perëndimore të Iranit në një sipërfaqe prej 593.000 km2.

 

Dec 26, 2016 20:15 Europe/Tirane
Komente