Lideri suprem i revolucionit islamik, i pranishëm në ceremoninë e varrimit të Ajetollah Akbar Hashemi Rafsanxhani fali namazin për ish kryetarin e Asamblesë së përcaktimit të interesave të shtetit në Iran.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin kryetarët e tre pushteteve në Iran, anëtarë të Asamblesë për përcaktimin e interesave të shtetit, anëtarët të kuvendit përzgjedhës të lidershipit, deputetë të parlamentit islamik të Iranit, komandantë të lartë të ushtrisë dhe forcave të rende, imamë të xhamive nga i gjithë Irani, ministra të kabinetit qeveritar, zv/presidentët, kryetarë prefekturash dhe shumë funksionarë të tjerë të vendit. Në ceremoninë e varrimit të mikut të vjetër të imam Khomeinit (ra), liderit suprem dhe mbrojtësit të lëvizjes islamike, ishin të pranishëm me mijëra njerëz. Ceremonia përkujtimore për Ajetollah Hashemi Rafsanxhani, e organizuar nga lideri suprem i revolucionit islamik do të mbahet nesër në huseinienë imam Khomeini(ra). Kryetari i asamblesë për përcaktimin e interesave të shtetit në Iran, ndërroi jetë dje për shkak të një infarkti në zemër.

Jan 10, 2017 09:55 Europe/Tirane
Komente