Trupi i Ajetollah Hashemi Rafsanxhani, një prej figurave më të shquara të Revolucionit Islamik të Iranit, u varros pranë varrit të Imam Khomeinit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se arkivoli i të ndjerit Ajetollah Hashemi Rafsanxhani, kryetari i ndjerë i Asamblesë për Përcaktimin e Interesave të Shtetit të Iranit, sot (të martën) në mëngjes ishte vendosur në ambientet e Universitetin e Teheranit ku iu bënë homazhet e fundit dhe i është falur namazi i kufomës, ndërsa pastaj është transferuar në mauzoleun e Imam Khomeinit (ra) ku i është bërë ceremonia përfundimtare e varrimit pranë varrit të Imam Khomeinit (ra). Në këto ceremoni morën pjesë me qindra mijëra qytetarë iranianë, funksionarët të lartë shtetërorë dhe ushtarakë dhe shumë ambasadorë të vendeve të botës në Teheran.

Jan 10, 2017 13:43 Europe/Tirane
Komente