• Gjeneral Selami: Përgjigja e Gardës Revolucionare (SEPAH) ndaj çdo provokacioni në Gjirin Persik do të jetë e fuqishme

Zv/komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se çdo provokacion i qëllimshëm apo i paqëllimshëm në Gjirin Persik, do të përballet me përgjigjen e prerë e të fuqishme të forcave detare të Gardës Revolucionare.

Siç njofton agjencia e lajmeve Tasnim, gjeneral Husein Selami, zv/komandant i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, tha se përballja e anijeve të Gardës Revolucionare me luftanijet amerikane në Gjirin Persik ka për qëllim dhënien fund të sundimit imperialist në rajonin e Gjirit Persik. Në fillim të muajit Janar 2016, pas hyrjes së paligjshme e të paautorizuar të dy luftanijeve amerikane në ujërat territoriale të Iranit, forcat detare të SEPAH-ut i ndaluan këto dy luftanije dhe arrestuan 10 marinsa amerikanë. Zv/komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit tha se ky veprim i guximshëm i Gardës Revolucionare ishte dëshmi e vullnetit dhe e vendosmërisë së popullit iranian për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit kombëtar të RII. Nga ana e tij, Admiral Murteza Zare, komandant i Zonës 1 të forcave detare të Gardës Revolucionare, deklaroi:” Forcat detare të Gardës Revolucionare me pajisjet moderne dhe me forcat e specializuara që posedojnë, nuk do të lejojnë asnjë lloj kërcënimi në Gjirin Persik.”

 

Jan 11, 2017 17:47 Europe/Tirane
Komente