Sot, në prani të drejtorëve të kompanive Homa dhe Airbus, Franca i dorëzoi Iranit avionin e parë Airbus-321.

Ceremonia u zhvillua në aeroportin e qytetit Toulouse në Francë. Ky avion së bashku me delegacionin iranian dhe i drejtuar nga një pilot iranian do të arrijë nesër (e enjte) në aeroportin Mehrabad të Teheranit. Në këtë mënyrë, kompania Airbus filloi livrimin e 100 avionëve të rinj të porositur nga Irani që ka për qëllim modernizimin e flotës së transportit ajror civil. Gjatë ceremonisë së organizuar nga kompania Airbus në Toulouse, drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie deklaroi se livrimi i avionit të parë A321 Iranit, shënon fillimin e një faze të re dhe të gjatë bashkëpunimi mes kompanisë Airbus dhe kompanive iraniane të transportit civil. Gjithashtu, Irani ka porositur edhe 80 avionë modernë nga kompania amerikane Boeing dhe livrimi i këtyr avionëve do të fillojë në mesin e këtij viti.

 

Jan 11, 2017 17:59 Europe/Tirane
Komente