Një nga anëtarët e lartë të grupit terrorist Munafekin (Moxhahedin-e-Khalk), i cili kishte për mision nxitjen e trazirave gjatë ceremonisë së funeralit të Ajetollah Hashemi Rafsanxhanit, është arrestuar nga forcat iraniane të sigurisë në qytetin Esfahan në perëndim të Iranit.

Agjencia e lajmeve Farsnews, duke situar burime të organeve të sigurisë, njoftoi se misioni kryesor i këtij anëtari të MEK, i cili kishte hyrë ilegalisht në Iran, ishte nxitja e trazirave dhe tensioneve gjatë funeralit të Ajetollah Hashemi Rafsanxhanit në Teheran, por ai është identifikuar dhe arrestuar nga forcat e Ministrisë së Inteligjencës së RII. Ky person, edhe para se të hynte në Iran, ndodhej në listën e të kërkuarve kryesorë të organeve të sigurisë së Iranit dhe kishte një bashkëpunim të gjatë me kanalet satelitore të grupit terrorist MEK.

 

Jan 11, 2017 18:50 Europe/Tirane
Komente