I ndjeri Ajetollah Hashemi Rafsanxhani, në një takim të zhvilluar në vitin 2007 me sekretarin e përgjithshëm të Fondacionit Habilian, në një pjesë të fjalës së tij foli për grupin terrorist Muxhahedin-e-Khalk ku theksoi:

”Krimet e MEK janë të pashoqe në histori dhe ky grup terrorist me përkrahjen e Amerikës, duke vrarë funksionarët e RII, u përpoq të përmbysë revolucionin islamik të popullit iranian.” Sipas një raporti të Fondacionit Habilian (familjet e dëshmorëve të vrarë nga MEK), Ajetollah Rafsanxhani duke folur mbi rolin destruktiv të munafekinëve në luftën e imponuar nga Iraku kundër Iranit, operacionin Mersad e cilësoi si një shembull të akteve kriminale të MEK kundër popullit iranian, por ky operacion dështoi me turp për terroristët e MEK dhe për përkrahësit e tyre baathistë. Ajetollah Hashemi Rafsanxhanit, në këtë takim përgëzoi Fondacionin Habilian për aktivitetet e tij në vend dhe theksoi:” Punët që keni filluar janë shume të rëndësishme dhe ndikimi i aktivitetit tuaj ndihet në klimën politike të vendit.”

 

Jan 11, 2017 20:16 Europe/Tirane
Komente