Nga sulmet terroriste në parlamentin islamik të Iranit dhe mauzoleun e imam Khomeinit (ra), janë martirizuar 2 persona.

Persona të maskuar dhe të armatosur sulmuan sot rojet e parlamentit islamik të Iranit duke martirizuar një roje dhe plagosur disa të tjerë. Për momentin forcat e rendit vazhdojnë përpjekjet për arrestimin e agresorëve. Gjithashtu sot në mëngjes 4 persona të armatosur janë futur në mauzoleun e imam Khomeinit(ra) ku kanë martirizuar 1 dhe kanë plagosur 4 të tjerë. Agresorët janë larguar nga mauzoleu i imam Khomeinit(ra), ndërkohë që forcat e rendit janë në ndjekje të tyre. Ndërkohë Abdulreza Rahmani Fazli, ministër i brendshëm i Iranit, ka dhënë urdhër për mbajtjen e takimit të jashtëzakonshëm të sigurisë në Teheran.

 

Tags

Jun 07, 2017 09:46 Europe/Tirane
Komente