• Investim i kotë i Amerikës dhe regjimit Al Saud në grupin terrorist Monafekin

Zv/kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se investimi i Arabisë Saudite dhe i Amerikës në grupin terrorist Monafekin (Muxhahedine Khalk), nuk do të ketë asgjë tjetër, përveç dëmit për këto vende.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Motahari, të dielën në fillim të seancës plenare të Parlamentit të Iranit, u shpreh i çuditur nga prania e politikanëve amerikanë dhe të regjimit Al Saud në konferencën vjetore të grupit terrorist Monfakein dhe tha: "Investimi i tyre është i humbur". Vlen të theksohet se takimi vjetor i grupit terrorist Monfekin u zhvillua të shtunën në Paris në të cilin morën pjesë disa figura të njohura politike të Amerikës, Arabisë Saudite dhe krerë të disa grupeve terroriste që veprojnë në Lindjen e Mesme. Grupi terrorist Muxhahedine Khalk me mbështetjen e Amerikës, Izraelit dhe Anglisë gjatë operacioneve të ndryshme terroriste ka vrarë rreth 17 mijë qytetarë iranianë. Ali Motahari gjithashtu vuri në dukje edhe planin e miratuar së fundi në Senatin e Amerikës rreth vendosjes së sanksioneve të reja kundër Iranit dhe deklaroi: "Ky plan i Senatit të Amerikës kundër Iranit edhe pse akoma nuk është miratuar nga Kongresi i Amerikës dhe akoma nuk është nënshkruar nga presidenti i Amerikës, mirëpo Parlamenti Islamik i Iranit ka përgatitur një përgjigje të merituar për këtë plan".

Jul 02, 2017 08:40 Europe/Tirane
Komente