• De Mistura sot mbërrin në Teheran

Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështjen e Sirisë, sot mbërrin për një vizitë në Teheran.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Stefan de Mistura, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështjen e Sirisë, vjen sot për një vizitë në Teheran me ftesë të Husein Xhaberi Ansari, sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit. Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështjen e Sirisë gjatë kësaj vizite do të takohet dhe bisedojë me funksionarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në lidhje me zhvillimet në Siri kryesisht me ministrin Muhamed Xhavad Zarif. Qendër e këtyre bisedimeve janë bisedimet e shtatorit në Astana. Negociatat mes palëve sirianë në Astana u mbajtën në 4 korrik me pjesëmarrjen e delegacioneve të Iranit, Rusisë, Turqisë dhe përfaqësuesve të qeverisë dhe opozitës siriane.

 

Aug 27, 2017 10:34 Europe/Tirane
Komente