• Shpresa për të zgjidhur çështjet e mbetura të Sirisë në samitin e Astanas

Zëvendësministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shprehu shpresën se raundi i gjashtë i bisedimeve të paqes në Siri në Astana do të çojë në stabilizimin e paqes në Siri dhe në reduktimin e fatkeqësive humanitare.

Hosein Xhaberi Ansari, zv/ministri i punëve të jashtme për çështje arabe dhe afrikane dhe negociatori i lartë iranian në bisedimet në Astana, në një intervistë me agjensinë e lajmeve Fars të mërkurën ka thënë: "Duke zgjidhur çështjet e mbetura dhe vendimet e përfaqësuesve të delegacioneve që marrin pjesë në raundin e gjashtë të bisedimeve të paqes siriane në qytetin Astana, mund të lëvizet drejtë stabilizimit dhe paqes në Siri, për të zvogëluar fatkeqësitë humanitare për popullin sirian dhe për të shpëtuar infrastrukturën në këtë vend. Xhaberi Ansari deklaroi se zhvillimet pozitive në prag të samitit, së bashku me sukseset politike dhe në fushën e betejës në Siri dhe krizën e Irakut në muajt e fundit, kanë krijuar kushtet që kombinimi i këtyre zhvillimeve politike dhe në fushën e betejave të sigurojnë interesat e popujve të rajonit dhe në veçanti popullit sirian. Delegacioni iranian ka shkuar në Astana kryeqytetin e Kazakistanit për të marrë pjesë në takimin kushtuar paqes në Siri. Delegacioni i ekspertëve iranianë ditën e mërkurë do të ketë takime dypalëshe dhe trepalëshe me përfaqësuesit e Rusisë dhe Turqisë. Takimi zyrtar i Astanasë do të nisë ditën e premte. Husein Xhaberi Ansari, zëvendësi për çështjet arabe dhe afrikane në ministrinë e jashtme të Iranit kryeson delegacionin iranian në bisedimet e Astanasë. Deri tani në Astana janë organizuar 5 takime kushtuar paqes në Siri mes përfaqësuesve të qeverisë siriane, të opozitarëve dhe përfaqësuesit e Irani, Rusisë dhe Turqisë. Negociatat e Astanasë kanë nisur me iniciativën e 3 vendeve të lartpërmendur për të vendosur paqen në Siri.

 

Sep 13, 2017 13:41 Europe/Tirane
Komente