• Zarif: Putin është i interesuar për zgjerimin e lidhjeve Iran-Rusi

Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif në një takim të mërkurën me presidentin rus, Vladimir Putin, diskutoi marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën aktuale në rajon.

Situata në Siri, Irak dhe Gjirin Persik dhe marrëdhëniet Iran-Rusi si dhe bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit ishin ndër temat që u diskutuan nga të dyja palët në këtë takim. Koincidenca e takimit me raundin e gjashtë të bisedimeve të paqes në Astana mbi krizën në Siri ka rritur rëndësinë e këtyre negociatave. Irani, Rusia dhe Turqia janë iniciatorët e armëpushimit të 30 dhjetorit 2016 në Siri. Të tre vendet kanë planifikuar gjithashtu bisedimet e Astana, të cilat u mbajtën në kryeqytetin e Kazakistanit më 23-24 janar 2017 dhe morën pjesë përfaqësues të qeverisë siriane, si dhe grupe opozitare siriane. Raundi i dytë i bisedimeve të Astanas u zhvillua më 15-16 shkurt, ku pjesëmarrësit ranë dakord të formonin një grup të monitorimit të armëpushimit të caktuar nga Irani, Rusia dhe Turqia, që do t'i raportonte Kombeve të Bashkuara. Takimi i tretë që përfshin delegacionet iraniane, ruse dhe turke dhe atë të OKB u mbajt më 14-15 mars, ndërsa SHBA dhe Jordania morën pjesë si vëzhgues. Në raundin e katërt të bisedimeve, vendet pjesëmarrëse dhe palët ndërluftuese ranë dakord për të krijuar katër zona të reduktimit të konfliktit në Provincën Idlib, në pjesën veriore të Homsit dhe në Guta Lindore. Zarif gjatë takimit me Putin ka thënë se bashkëpunimi i mirë që ekziston midis Rusisë dhe Iranit ka për qëllim krijimin e paqes dhe stabilitetit në Siri dhe ka shprehur shpresën se negociatat e paqes siriane në Astana, kryeqytet i Kazakistanit, do të kenë sukses në këtë drejtim dhe do të ndikonin në fillimin e procesit politik në Siri.

 

Sep 13, 2017 19:30 Europe/Tirane
Komente