• Lideri suprem i Revolucionit islamik i kërkon Këshilli për përcaktimin e interesave të sistemit të RII të ndjekë qëllimet revolucionare

Lideri suprem i Revolucionit islamik Ajetollah Sejed Ali Khamenei tha të mërkurën se Këshilli për përcaktimin e interesave të sistemit të RII duhet të mbetet i angazhuar ndaj parimeve të Revolucionit islamik dhe të ndjekë plotësisht qëllimet e tij.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Lideri suprem i bëri këto deklarata në një takim me anëtarët e rinj të Këshillit për përcaktimin e interesave të sistemit të RII në Teheran të mërkurën. "Ky këshill është trashëgimia e të ndjerit Imam Khomeini", tha Lideri suprem, duke shtuar se Këshilli për përcaktimin e interesave të sistemit të RII duhet të mbajë konsultime për përcaktimin e politikave të përgjithshme dhe për të gjetur mënyra për zgjidhjen e problemeve te vendit. Ajetollah Khamenei deklaroi: "Këshilli duhet të parashikojë perspektiva afatgjata dhe të shmangë çështjet e zakonshme nëpërmjet bashkëpunimit me dijetarët e vendit". Ai shtoi: "Disa politika të përgjithshme mund të kërkojnë rishikim dhe reformim, të cilat do të jenë në mesin e detyrave të Këshillit. Tre organet e pushtetit duhet të ecin në përputhje me politikat e përgjithshme të Republikës Islamike të Iranit". Para deklaratave të Ajetollah Khameneit, kreu i Këshillit për përcaktimin e interesave të sistemit të RII, Ajetollah Hashemi Shahrudi e informoi Liderin suprem mbi rolin e këtij këshilli në shërbim të pushtetit islam.

 

Sep 13, 2017 20:13 Europe/Tirane
Komente