• Zarif viziton Suejmanienë, për ceremoninë mortore të Xhelal Taleban

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në krye të një delegacioni ka shkuar në Sulejmanie të Irakut për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish presidentit irakian Xhelal Talebani.

Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, më herët ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e Xhelal Talebanit, transmeton kanali televiziv IRIB. Në këtë vizitë ministri i jashtëm iranian, shoqërohet nga Husein Amir Abdulahian asistent i kryetarit të parlamentit iranian për çështjet ndërkombëtare i cili ditën e enjte në mesazhin e tij në Twitter, lidhur me vdekjen e ish presidentit irakian ka thënë: Xhelal Talebani asnjëherë nuk ka shkelur zotimet e tij kundrejt Iranit. Xhelal Talebani ka lindur në vitin 1933 në qytetin Erbil të Irakut. Ai është i pari president jo arab i Irakut që u zgjodh në këtë post në vitin 2005 pas rrëzimit të regjimit Bath të kryesuar nga Sadam Huseini. Ai ka luajtur rol të madh në rezistencën për rrëzimin e Sadam Huseinit dhe më pas në krijimin e sistemit politik në Irak.  Talebani prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe vdiq në moshën 84 vjeçare në Gjermani.

Oct 06, 2017 07:34 Europe/Tirane
Komente