• Zarif thekson ruajtjen e unitetit kombëtar dhe tërësisë territoriale të Irakut

Ministri i punëve të jashtme të Iranit edhe njëherë ka theksuar në ruajtjen e unitetit kombëtar dhe tërësisë territoriale të Irakut.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif të premten gjatë ceremonisë mortore për vdekjen e Xhalal Talebani, ish-presidentit të Irakut në Sulejmanije, shtoi: “Republika Islamike e Iranit është mik i përhershëm i popullit irakian duke përfshirë edhe kurdët e këtij vendi dhe gabimet strategjike të disa individëve nuk i vendos në llogarinë e të gjithë kurdëve të Irakut. Zarif u shpreh optimist se të gjithë në rajonin e Kurdistanit të Irakut do të kthehen në rrugën e Mam Xhalal i cili ka qenë simbol i unitetit dhe tërësisë territoriale të Irakut. Xhalal Talebani ka qenë mik i Iranit dhe një luftëtar i palodhshëm kundër diktaturës së Sadam Husejnit dhe gjithnjë ka punuar për ruajtjen e unitetit dhe tërësisë territoriale të Irakut”. Vlen të theksohet se ministri i punëve të jashtme të Iranit sot (të premten) ka marrë pjesë në ceremoninë mortore dhe të varrimit të ish-presidentit të Irakut në Sulejmanije. Xhalal Talebani pas një sëmundje të gjatë, vdiq të martën më 3 tetor në moshën 84 vjeçare në Gjermani.

Tags

Oct 06, 2017 14:52 Europe/Tirane
Komente